Uncategorized

I dehur “tapë” qëllon me çifte në ajër

Lushnjë – Qëlloi në ajër, me armë gjahu, në gjendje të dehur, shoqërohet në Komisariat 55-vjeçari.

Shtetasi E. Xh., 55 vjeç, banues në Lushnjë, duke qarkulluar në rrugë në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër me armë gjahu.

Arma e gjahut, të cilën 55-vjeçari e kishte me leje, u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Policisë shoqëruan menjëherë në Komisariat shtetasin E. Xh. dhe po kryejnë veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds