Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia Rrugore e Fierit, gjatë muajit janar 2023 arrestoi 12 shofera dhe...

Policia Rrugore e Fierit, gjatë muajit janar 2023 arrestoi 12 shofera dhe hoqi 460 patenta

Fier – Kontrolle intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Monitorim i vazhdueshëm i akseve rrugore, me pajisjet e logjistikës bashkëkohore, për të shmangur përfshirjen e përdoruesve të rrugës, në ngjarje rrugore.

Gjatë muajit janar 2023, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

•janë arrestuar në flagrancë 12 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe 2 drejtues mjetesh për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi;

•janë pezulluar 460 leje drejtimi, nga të cilat 445 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 15 për drejtim të mjetit, nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore e Fierit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME