Thursday, November 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETErion Veliaj pagoi 8 milionë euro McGonigal për të nxjerr biznesmenin...

Erion Veliaj pagoi 8 milionë euro McGonigal për të nxjerr biznesmenin Ylli Ndroqi non-grata

Rrëfimi i ish të dashurës Allison Guerriero, e cila ishte e zhgënjyer nga dashuria e verbuar që kishte për Charles McGonigal, ndihmoi FBI-në dhe CIA-n që të hapinin ‘Kutinë e andorës’ së ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

Allison Guerriero rrëfeu për kolegët e Charles McGonigal në FBI, se si Charles kishte çanta të mbushura me dollar dhe se përdorte makinat e FBI për të kryer marrëdhënie intime.

Dashnorja e Charles McGonigal vendosi ta spiunote atë, pasi Charles i dërgoi një letër anonime ku i thoshte se nuk do të divorcohej nga gruaja, ndonëse gjatë një viti lidhje e mashtronte i kishte thënë se kishte nisur procedurat e divorcit.

Më pas FBI nisi të hetonte aktivitetin e Charles McGonigal, i cili u zbulua se paguhej nga oligarku rus Oleg Deripaska për të goditur rivalët e tij si dhe për të lobuar dhe korruptuar, me qëllim për ta nxjerrë nga lista e zezë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Neza dhe Duçka konsiderohen si njerëz me lidhje të fuqishme në qarqet e larta amerikane, në FBI dhe ato izraelite të cilat i kanë shfrytëzuar në mënyrë korruptive për të fshirë dosjet non-grata.

Por, një burim i rezervuar me qasje në rrethet e inteligjencës, tha se pjesa më e madhe e dosjes ‘McGonigal’ nuk është publikuar, pasi do të krijonte trazira në Shqipëri.

Burimi tha se në pjesën sekrete të dosjes flitet edhe për kryertarin e bashkisë Tiranë,  I cili ka pasur kontakte me Charles McGonigal,  dhe ka lobuar për të goditur kundërshtarin e tij Ylli Ndroqin.

Sipas burimeve Erion Veliaj ka paguar 8.000.000 euro agjentit të “FBI”  Charles McGonigal,  me qëllim që të përfshinte në listën e non-grata biznesmenin Ylli Ndroqi.

Ylli Ndroqi (Ndroqi)është një pronar mediash, pasuritë e të cilit janë sekuestruar nga qeveria shqiptare në vitet 2020 dhe 2021  me justifikimin për veprimtari të mëparshme kriminale porn ë këtë proçes nuk u provua  një fakt i till.

Dyshohet se , pasuritë e të cilit janë sekuestruar nga qeveria shqiptare janë kryer nëpërmjet lobingut të Erion Veliajt, në bashkpunim me  Charles McGonigal.

Sipas dosjes Charles McGonigal pasi mori 8.000.000 euro nga veliaj fabrikoi informacionin për dosjen e DASH me aludimet se, Ndroqi ka shfrytëzuar mediat e dikurshme nën kontrollin e tij për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarët shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve reklamuese në këmbim të ndalimit të publikimit të historive negative në media.

Njëkohësisht Charles McGonigal ka fabrikuar edhe inforamacionin duke e cituar biznesmenin Ylli Ndroqi  si përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose për përfshirje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në korrupsionin në lidhje me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë korrupsionin nga, në emër ose të lidhur ndryshe me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose një zyrtar aktual ose ish-qeveritar në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor./In-front.org

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME