Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETIkja e Gledis Nanos/ Drejtori që pëshpëriste në veshët e ambasadave

Ikja e Gledis Nanos/ Drejtori që pëshpëriste në veshët e ambasadave

Tani nuk ka më dyshim se Edi Rama është ndarë keq me ish drejtorin e policisë Gledis Nano. Nano, ndryshe nga paraardhësit e tij, nuk mori pjesë të enjten në ceremoninë e dorëzimit të detyrës tek Muhamet Rrumbullaku duke e bojkotuar në mënyrë demostrative atë.

Po të njëjtën ditë në mbrëmje, në emisionin Top Story, ministri i Brendshëm Çuçi e goditi drejtorin që nuk kishte pranuar t’i dorëzonte dorëheqjen. Ai theksoi se spunton finale për shkarkimin e tij e dhanë ngjarjet e ndodhura gjatë muajve të verës, korrikut e gushtit dhe Nanos i mungoi lidershipi.

Tjetër arsye sipas Çuçit, ishte se nën drejtimin e Nanos, janë rikthyer disa fenomene të zhdukura më parë, si kultivimi i lëndëve narkotike në fusha të hapura apo transportimi i drogës drejt Italisë. Po në të njëjtën linjë ishte edhe kryeministri Rama, i cili, në ditën që foli përpara oficerëve të lartë të policisë, e vuri theksin tek periudha e fundit: “Muajt e fundit kanë marrë hov të paudhët dhe paudhësitë në policine e shtetit” aludoi ai për kohën e drejtimit të Gledis Nanos.

Pra doza e kritikave dhe akuzave gjithnjë e në rritje si dhe faktin që vetë Nano e bojkotoi ceremoninë e kalimit të detyrës dhe në letrën e vet të lamtumirës i injoroi Ramën dhe Çuçin duke moi i përmendur fare, tregon se ata janë ndarë keq me njëri- tjetrin.

Por ndërkohë që qeveria i ka shpalosur argumentat e saj për punën e dobët, ngjarjet kriminale dhe rritjen e trafikut të drogës, deri tani Gledis Nano ka folur vetëm me simbolikë pa dhënë shpjegime shterruese për arsyet që e shtynë Ramën ta hiqte qafe. Në emër të tij ka folur vetëm ambasada amerikane, e cila pas shkarkimit u shpreh se e vlerësonte dhe e konsideronte një partner të fortë. 

Trjytkl

Pra po t’i krahasosh, qëndrimi i qeverisë shqiptare dhe ai i “aleatit tonë të madh” janë diametralisht të kundërta, Të dytët shprehin vlerësim ndërsa të parët mosvlerësim. Sipas një burimi diplomatik që ka pranuar të flasë për Lapsi.al në kushtet e anonimatit, këtu duhen kërkuar edhe arsyet se përse ish drejtori i policisë e pati jetën të shkurtër më pak se një vit. “Ai ishte një partener i besueshëm që bashkëpunonte dhe ndante informacione të plota si me amerikanët, si me britanikët po ashtu edhe me vendet e BE. Ai nuk i fshihte atyre as të dhëna që shefat e tij nuk do donin të merreshin vesh nga ndërkombëtarët. këtu duhet kërkkuar edhe arsyeja e largimit” tha burimi për Lapsi.al. 

Në një farë mënyre, këtë informacion e konfirmojnë edhe zëra brenda ministrisë së Brendëshme. Ato pohojnë se kur Bledi Çuçi i kërkoi në zyrën e tij dorëheqjen ish drejtorit të policisë, ai refuzoi ta japë madje bëri dhe deklaratë publike duke thënë se vazhdonte të qe në detyrë dhe nuk kishte ndërmend të largohej.

Gledis Nano refuzoi largimin e negociuar, Rama e shkarkon

Sipas këtyre zërave, Nano u soll ndryshe nga paraardhësit e tij, Artan Didi, Haki Çako dhe Ardi Veliu, që i kishin hequr qafe me “dorëheqje” pasi ai kishte mbështetje ndërkombëtare. Lidhjet e tij të huaja i rekomanduan që të rezistonte. Por forca e ndëkombëtarëve nuk zgjati më shumë se tre ditë. Në mbledhjen e parë të qeverisë, Rama e shkarkoi Gledis Nanon. “Ai pagoi çmimin e të qenit bashkëpunëtori ynë i besuar”, tha burimi diplomatik për Lapsi.al.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME