Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETIsh-kryeprokurorja e Tiranës: Më shumë ka shtëpi bari se shkolla

Ish-kryeprokurorja e Tiranës: Më shumë ka shtëpi bari se shkolla

Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj thotë se është përhapur masivisht fenomeni i shtëpive të barit. Në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News, Imeraj u shpreh se në Shqipëri ka pasur disa etapa të kanabizimit. Sipas Imerajt, institucionet duhet të jenë të informuara dhe inspektorët e zonës duhet të tregojnë informacionin e duhur për shtëpitë e barit.

“Atë mund ta themi, që kemi më shumë shtëpi bari sesa shkolla. Ne kemi ndjekur disa etapa të përhapjes së kanabizmit në Republikën e Shqipërisë. Ka ndryshuar mënyra sesi është qasur kriminaliteti karshi formës më të re për ta zhvilluar.

Kemi shtëpitë e barit. Janë bërë disa goditje dhe ajo që është e nevojshme të bëhet nga institucionet përkatëse është që të jenë të mirëformuara. Kjo lidhur ngushtësisht me atë pjesën tjetër që inspektori i zonës, duhet të jetë pararoja e parë për të na dhënë informacionin e duhur. Duhet gjetur mekanizmi se ku ka rrjedhur përçimi i informacionit”, – theksoi ish-kryeprokurorja e Tiranës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME