Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETIsh-prokurori: Çështja e inceneratorëve duhet të jetë në një dosje!

Ish-prokurori: Çështja e inceneratorëve duhet të jetë në një dosje!

Ish-drejtuesi i Prokurisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi ka deklaruar se hetimet për inceneratorët do të ishin më efikase nëse do të kishte bashkim të procedimeve penale. I ftuar në emisionin “Open”, Beçi tha se në qendër të këtyre hetimeve në thelb janë personazhe të njëjtë, ndaj do ishte më e lehtë krijimi i një grupi hetimor dhe realizimi i një tabloje.

“Për sa i përket procedurave që duhen ndjekur për sa i përket procedimeve penale që janë regjistruar në kohë të ndryshme, referuar procedurës penale, të tëra të dhënave që sugjerojnë nenet, unë mendoj që duke qenë se personazhet janë të njëjta, prova ka që ndikojnë nga njëra te tjetra, hetimi do ishte më efikas nëse do kishte një bashkim të procedimeve në bazë të këtyre neneve të kodit të procedurës penale. Do t’i sillte grupit të hetimit një lloj eficence në raport me provat.

Përderisa kemi personazhe të njëjtë, do ishte shumë më lehtë krijimi i një grupi hetimor dhe realizimi i një tabloje. Kemi 7 vepra penale, të tëra në formën e bashkëpunimit në rrethana cilësuese. Duke pasur parasysh mënyrën e kryerjes së veprës penale, numrin e madh të veprave penale dhe të personazheve, duke qenë se kemi të bëjmë me elementë që e tejkalojnë bashkëpunimin e thjeshtë sipas nenit 25 të kodit penal, përveç bashkimit të çështjes, do ishte mirë të diskutohej dhe forma dhe mënyra e krijimit të bashkëpunimit.

Për sa i përket mënyrës së hetimit ka disa lloje. Hetohet fakti penal, arrihet në konkluzion dhe për këtë fakt penal përcaktohen 1,2 autorë të veprës penale”, deklaroi Beçi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME