Tuesday, April 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTJaponia dhe Spanja kualifikohen, Gjermania "lan duart" me Kupën e Botës

Japonia dhe Spanja kualifikohen, Gjermania “lan duart” me Kupën e Botës

Japonia dhe Spanja janë dy skuadrat që shkojnë më tej në Kupën e Botës, ndërkohë që Gjermania do ta ndjekë botërorin ashtu si Italia, pra nga shtëpia.

Me mirë do të shkonte togjalëshi se “Gjermanët luftuan për vete, por fitoi Spanja, kurse spanjollët nuk luftuan për Gjermaninë që të mundnin Japoninë”.

Gjithsesi ishte një mbrëmje e çmendur ku Japonia fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Spanjës, ndërkohë që gjermanët fituan 4-2, por që ishte e pamjaftueshme sepse u rënditen me pikë të barabarta me Spanjën, por golavarazhi i skualifikoi.

Kronika e ndeshjes:

Spanja kaloi shumë shpejt në avantazh. Në minutën e 11-të, Azpilicueta shërben një asist perfekt në zonë për Alvaro Moratën, i cili me kokë arrin të shënojë. Japonia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë me dy gola për 3 minuta. Në minutën e 48-të, Ritsu Doan përfiton nga një gabim i mbrojtjes spanjolle për të shënuar me një goditje të fortë në hyrje të zonës.

3 minuta më pas, Ao Tanaka realizoi golin e dytë pas një aksioni të gjatë në zonë, atje ku u desh dhe ndihma e VAR për të rishikuar më qartë aksionin. Në minutat e mbetura Spanja nuk tentoi shumë që të rrezikonte duke lënë jashtë Botërorit një rival si Gjermania dhe duke shmangur përballjen me Kroacinë në fazën tjetër.

Ndërsa në ndeshjen tjetër në grup gjermanët fituan 4-2 ndaj Kosta Rikës, në një ndeshje që dhuroi jo pak emocione. Gnabry zhbllokoi shifra në minutën e 10-të. Gjithsesi Kosta Rika përmbysi shifrat me Tejeda dhe Vargas në pjesën e dytë. Më pas Gjermania do të kundërpërgjigjej me tri gola të tjera. Havertz shënoi një dopietë personale dhe Fullkrug shënoi golin e fundit. Por për shkak të golavarazhit Spanja u kualifikua për turin tjetër, ndërsa Gjermania niset për në shtëpi.

Renditja

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME