Wednesday, May 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKandidati i PD për bashkinë Rroskovec ironizonë keq rivalen Rilindase

Kandidati i PD për bashkinë Rroskovec ironizonë keq rivalen Rilindase

Kandidati për kreun e bashkisë së Rroskovecit Erdit Hazizaj në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social facebook ka postuar një status ku në thelb trajton se njeriu për të ruajtur pushtetin është i gatshëm të bëj gjithshka, nuk i intereson askush, as edhe njeriu.

Me një ironi të hollë e tepër therëse Hazizaj lë të kuptohet se rivalia e tij Rilindase po lufton me të gjitha mënyrat e format që të qëndrojë mbi karrigen e kreut të bashkisë së Rroskovecit, karrige e cila do ti shembet në datën 14 maj.

Më posht Erdit Hazizaj pohon qart duke u premtuar elektoratit të vet dhe jo vetëm atyre por edhe socialistëve të ndershëm se forca ime jeni ju, unë e kam të lehtë të premtoj sepse kur të vi në krye të bashkisë askush nuk do të lëviz nga vendet e punës,, ai që punon për konunitetitin do të jet krahu im i fort dhe mbështetja ime, në qëndër të vëmendjes do kem ndihmën ekonomike dhe të trajtuarit me KMP.

Po me këtë stil ironie kandidati i PD për kreun e bashkisë Rroskovecit Erdit Hazizaj e përmbyll me frazën , njeriu i vogël (nga të gjitha anët) s’bëhet dotë i madh.

Më vjen keq kur shoh përpëlitjen e njeriut që e ka kryer ciklin, ku për herë të disatë vërteton që nuk i intereson njeriu, por pushteti.

Unë e kam thënë dhe e kam të lehtë ta Premtoj, sepse e besoj fort: se forca ime do jeni ju! Askush i Zoti nuk do lëvizet nga puna. Kush punon për komunitetin, do jetë krahu im më i fortë. Ndihma ekonomike për të pamundurit e për më tepër ata që janë pjesë e sistemit KEMP do jenë në vëmendje të plotë dhe do të plotësohen të gjitha kërkesat.

Njeriu i vogël s’bëhet dot i madh… ti dukesh nga të gjitha anët me gjithë kohën që pate.

14 Maji do jetë e vërteta!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME