Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTKatar 2022/ Mbappe tërheq ekipin, Franca skuadra e parë në 1/16 ...

Katar 2022/ Mbappe tërheq ekipin, Franca skuadra e parë në 1/16 (vidio)

Franca është skuadra e parë në raundin e 1/16-ave në Kupën e Botës 2022 që po zhvillohet në Katar. Pas suksesit në debutim ndaj Australisë, përzgjedhja e Deschamps mundi Danimarkën 2-1 me dygolësh të Mbappe në pjesën e dytë.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 61-të me një shpërthim në të majtë nga Mbappé i shërbyer nga Theo Hernandez. Por epërsia zgjati vetëm pesë minuta. Christensen barazoi shifrat pas një goditje nga këndi në minutën e 67-të. Më pas Danimarka iu afrua dy herë golit të dytë, për t’u dorëzuar në minutën e 86-të. Pas një krosimi të Griezmann, Mbappe shënon golin e tij të dytë personal duke vulosur rezultatin e ndeshjes.

Në pjesën e parë, në fakt, ishte sfida klasike mes dy skuadrave evropiane. Nga njëra anë Franca ishte në kontroll të topit. Ndërkohë Danimarka me qendrën më të tërhequr për t’i hequr thellësinë dhe shpejtësinë dyshes Mbappé dhe Dembélé. Një pjesë e parë më shumë fizike sesa teknike me Giroud dhe Rabiot më të rrezikshëm për Francën, por pa gjetur lojën fituese apo rikthimin e duhur. Danimarka, nga ana tjetër, u mbështet në disa rinisje. Por duke arritur rrallë të mbërrinte pranë Lloris dhe pa e impenjuar realisht kapitenin e Les Bleus. Kështu skuadrat hynë në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-0.

Mbappe shënon dygolësh

Skenari ndryshoi në pjesën e dytë kur hapësirat u zgjeruan. Mbappé dhe Griezmann në 15 minutat e para të takimit tentuan portën e Schmeichel, por goli do të vinte në minutën e 61-të. Kylian Mbappé i shërbyer nga Theo Hernandez realizon një gol me shpejtësi supersonike. Megjithatë, kishte pak kohë për t’u ngazëllyer për Francën, sepse në minutën e 67-të në zhvillimet e një goditje këndi, Christensen barazoi rezultatin. Me rezultatin 1-1 filloi një ndeshje “krejt tjetër”. Danimarka provoi reflekset e Lloris me Lindstrom në minutën e 73-të një qendrore. Më pas në minutën e 81-të Braithwaite gjuajti bukur një asistim të Dolberg. Dy momente drithëruese për Deschamp që zhvendosi Mbappe në një pozicion qendror në anën tjetër të fushës. Gjithçka për ta nisur me shpejtësi kundër mbrojtësve danezë. Pas një krosimi të  Griezman, në të 86′ Mbappé gjeti golin e dytë duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij.

Një gol që e pozicionon atë si njeriun e këtij Botërori në të njëjtin nivel me Enner Valencia-n, por me ambicie të ndryshme. Dhe siç tregojnë shifrat ai është lojtari i dytë me të paktën 7 gola në Botëror para se të mbushë 24 vjeç. Por mbi të gjitha për Francën ka shënuar 14 gola në 12 paraqitjet e tij të fundit. Numra prej mbreti.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME