Botërori i shumëpërfolur i Katar 2022 tani po i afrohet fundit. Ndeshja e sotme mes Francës dhe Marokut do të vendosë se kush do të arrijë Argjentinën në finale.
Në fakt, finalja do të luhet të dielën në orën 16:00 në stadiumin Lusail Iconic. Impianti mund të presë deri në 86,000 spektatorë. Për këtë arsye, është e lehtë të presësh një stadium të tejmbushur. Por duhet thënë se çmimet e biletave për të ndjekur sfidën sigurisht që nuk janë aq të përballueshme…
Çmimet e biletave në këtë edicion të Kupës së Botës në Katar janë rritur përgjithësisht në krahasim me turneun në Rusi në vitin 2018. Një rritje e përllogaritur në pothuajse 50%. Për të ndjekur një ndeshje në fazën e grupeve, kosto e biletave varionte nga 60 deri në 200 euro. Për ndeshjen e 1/8 varionte nga 100 deri në 250 euro. Akoma më lart çerekfinalet, që shkonin nga 180 në 365. Ekzagjerimi nisi me gjysmëfinalet, ku kosto praktikisht u dyfishua, nga 305 për sediljen më të lirë në 815 për atë më ekskluzive.
Për finalen e shumëpritur të planifikuar për të dielën, ndeshja e fundit në një Botëror për Lionel Messi, çmimet janë të pamendueshme. Në fakt, për të parë ndeshjen nga vendet e konsideruara si “më të këqijat” duhen 516 euro. Duke u ngjitur në kategori, për vendet “normale”, shuma e nevojshme rritet në 850 euro. Pastaj, ata që duan të shohin aktin final të Katar 2022 nga një vend ekskluziv, duhet të zbrazin portofolin me 1600 euro. Një çmim jo për të gjitha buxhetet…