Friday, July 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKërcënimet/ Erion Veliaj në sistemin “alert” të organizatave të gazetarëve në KE

Kërcënimet/ Erion Veliaj në sistemin “alert” të organizatave të gazetarëve në KE

Për shkak të presionit që i bëri gazetares Ola Xama duke e quajtur një “killere me pagesë”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është përfshirë në sinjalizimet e Platformës për Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurinë e Gazetarëve një mekanizëm pranë Këshillit të Europës, që raporton mbi kërcënimet dhe presionet ndaj medias. Sinjalizimi për Veliajn është kategorizuar në “Nivelin 2” që konsiderohet një kërcënim serioz për lirinë e medias.

Autoritetet, në këtë rast Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ftohet të përgjigjet duke detajuar veprimet parandaluese, mbrojtëse ose korrigjuese për kërcënimin. Në faqen e internetit koha e dhënë për një përgjigje nga Veliaj është deri në 18 Tetor.

Veliaj, një kërcënim serioz për lirinë e medias thonë organizatat ndërkombëtare të mediave
Veliaj, një kërcënim serioz për lirinë e medias thonë organizatat ndërkombëtare të mediave

Një alarm mund të etiketohet si PROGRES kur regjistrohen zhvillime pozitive dhe si ZGJIDHUR nëse kërcënimi pushon së ekzistuari ose është korrigjuar.

Në faqen e internetit të Platformës për Gazetari të Sigurt detajohet edhe reagimi i Veliajt për shkrimin që raportoi të dhëna nga dosja e SPAK për inceneratorët.

Aty shkruhet se “Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e ka quajtur Ola Xama, gazetare në Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative (BIRN), një “vrasëse me kontratë”, pasi ajo e kontaktoi për të komentuar mbi një hetim për menaxhimin e mbetjeve.

Menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri është aktualisht objekt i një hetimi penal për korrupsion dhe pastrim parash që përfshin politikanë. Arben Ahmetaj, deputet dhe ish-zëvendëskryeministër dhe ministër i Financave, është përballur me një urdhër arresti dhe është larguar nga vendi. Më 14 korrik, Veliaj, i cili nuk i ishte përgjigjur kërkesës së BIRN për koment, i shkroi Xama-s, duke thënë se ajo kishte ngatërruar fakte dhe e quajti atë “militante”. Më tej ai shkroi “nuk je gazetare, je vrasëse me pagesë”. Më pas e përditshmja Dita mbrojti Veliajn dhe denigroi Xamën për disa ditë. Ajo publikoi në faqen e saj të parë një artikull të titulluar “Spekulime”, që i referohet gazetares si “personi i kontraktuar” dhe e akuzon atë për gabime me qëllim mbrojtjen e Ahmetajt, duke shtuar se “vjen era e gazetarisë si killer me pagesë!”.

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) kanë denoncuar fyerjet dhe kanë mbrojtur gazetaren dhe punën e saj”

Platforma për Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurinë e Gazetarëve është një mekanizëm që ndihmon dialogun ndërmjet qeverive dhe organizatave të gazetarëve, me qëllim që të ndalojë shkeljet e lirisë së shtypit në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe t’u mundësojë gazetarëve të ushtrojnë profesionin e tyre pa rrezikun e cenimit të sigurisë së tyre.

Platforma synon të përmirësojë mbrojtjen e gazetarëve, të adresojë më mirë kërcënimet dhe dhunën kundër profesionistëve të medias dhe të nxisë mekanizmat e paralajmërimit të hershëm dhe kapacitetin e reagimit brenda Këshillit të Evropës

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME