Thursday, December 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKontrolli i banesave/ "Memecit" i erdhi goja, Ahmetaj: Raprezalje në familjen time

Kontrolli i banesave/ “Memecit” i erdhi goja, Ahmetaj: Raprezalje në familjen time

Ish ministri Arben Ahmetaj, ka reaguar përsëri nga arratia mesditën e sotme në rrjetin social Facebook. Pas kontrolleve sot me urdhër të SPAK në banesën e partneres së tij dhe sekuestrimin e 4 apartamenteve, Ahmetaj e ka cilësuar reprezalje, kontrollin e BKH-së në banesat e familjarëve të tij.

Duke përmendur moshën e prindërve, Ahmetaj shprehet se atyre u janë marrë celularët, me ‘shpresën’ për gjetjen e provave për inceneratorët.

Ai shprehet se shifra 1.8 mln euro që ka dalë si pjesë e hetimeve s’është gjë tjetër veçse një lajm i rremë.

ARBEN AHMETAJ:

Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.

Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.

Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.

Fake news e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve ….

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME