Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMEKërcënohet këngëtaria Elvana Gjata

Kërcënohet këngëtaria Elvana Gjata

Vokalisti i grupit “Ilirët”, Shemsi Krasniqi po vazhdon të jetë i përfolur për gjithë ngjarjen që ndodhi në “Sunny Hill”. Ai tentoi të këndoi në skenën e këtij festivali këngën “Mora fjalë”, por që nuk ka qenë i ftuar. Akuza të rënda hodhi kundrejt Dukagjin Lipës e Përparim Ramës, por jo vetëm kaq.

Në intervistën e dhënë për emisionin “Era Verë” në T7, këngëtari nuk u kursye aspak edhe ndaj Elvana Gjatës. Madje, ai e kërcënoi publikisht atë. “Unë di me u ba edhe i keq”, tha përpos tjerash ai duke e kritikuar këngëtaren se as që e dinte tekstin e këngës që këndoi në festival.

“Mëkati im ka qenë se kam dashur me kënduar një këngë. As nuk kam kërkuar para, as kushte. Unë vetëm kam ecur, kam mbërritur deri te skena kryesore. As një polic nuk më ka prekur me gisht. Të gjithë kanë qenë me mua. Ai i ka dënuar disa aty sepse ata e kanë kuptuar se nuk ka asnjë të keqe.

Sepse do të këndojë për heroin kombëtar. Ai e ka ditur dhe ka çuar Elvana Gjatën me kënduar. Atë Elvana Gjatën, ku ta zë diku, ia tregoj unë qejfin. Di me u bërë dhe i keq unë. Po, mundet me qenë dhe kërcënim sepse ajo e ka ditur ngjarjen. Si guxon me dalë dhe me bërë shaka me heroin e kombit.

Ajo duhet të kishte thënë jo, nuk e këndoj këtë këngë sepse nuk e kam në repertor. Shikojeni sepse këndon vetëm pak, sepse nuk din tekstin. Nuk mundet ajo torollake me na shitur mend këtu. Unë kam shkuar me kënduar këngën e Adem Jasharit”, tha ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME