Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKokainë me vlerë 35 milionë € brenda karkalecave të ngrirë, arrestohet “muratori”...

Kokainë me vlerë 35 milionë € brenda karkalecave të ngrirë, arrestohet “muratori” shqiptar

Plot 50 kilogramë kokainë ishin fshehur në një kontenier me karkalaeca që ishte nisur drejt Toskanës. Vlera e drogës kape shifrën 35 milionë eurosh.

Ishte Guardia di Finanza e cila konstatoi praninë e 45 pakove me drogë, por po prisnin për “marrësin” e dërgesës. Bëhet fjalë për një murator 23-vjeçar nga San Miniato, me origjinë shqiptare, i identifikuar si Islam Kurti.

I riu kishte hyrë në zonën doganore natën mes të premtes së kaluar dhe të shtunës për të marrë kokainën dhe për t’ua dorëzuar atyre që e kishin porositur nga “narcosit” e Amerikës së Jugut dhe tani ndodhet në burgun Don Bosco në Piza, me sekuestrimin dhe arrestimin e organizuar nga prokurori Massimo Mannucci.

Guardia di Finanza hyri në veprim pasi Kurti kishte marrë tashmë drogën dhe nisi udhëtimin e kthimit në provincën e Pizës. Fatmirësisht nuk ka pasur nevojë për përdorimin e forcës dhe askush nuk është lënduar gjatë operacionit.

Kokaina ishte e paketuar në 45 pako celofani me simbolin e Audit me të shkruar modelin e makinës, RS 6, një makinë sportive prestigjioze e grupit gjerman të automobilave. Siç ndodh shpesh, veshja e pakove ishte gjuha e koduar për të treguar se ishin ato që duheshin marrë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME