Tuesday, May 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKonflikti për pronën, vëllai tenton të vras vëllanë

Konflikti për pronën, vëllai tenton të vras vëllanë

Radhimë – Zbardhet ngjarja e ndodhur në Radhimë të Vlorës mesditën e sotme në plazh, ku turistët u “terrorizuan” nga të shtënat me armë.

Mësohet se personat e konfliktuar janë vëllezër.

Të dy janë pronarë të plazhit “Bora Bora” në Radhimë. Njëri prej tyre ka ardhur nga Anglia dhe ka shtënë në drejtim të vëllait.

Mësohet se Benjamin dhe Edison Kondi, të dy pronarë të plazhit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për administrimin e tij.

Sipas policisë konflikti ka degraduar duke nxjerrë armën.

Benjamini ka shtënë në drejtim të vëllait të tij Edisonit.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Një turist norvegjez, i pranishëm në vendngjarje, ka treguar gjithashtu versionin e tij për këtë incident.

“Dëgjuam të shtënat, dhe ikëm me vrap. Ka pasur 2, 3 të shtëna. Nuk kemi parë asgjë tjetër. Nuk e di nëse është plagosur njeri. U frikësova. Kam ardhur me familjen këtu”, tha turisti.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME