Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKontrabanda e verës, një në pranga dhe një në kërkim

Kontrabanda e verës, një në pranga dhe një në kërkim

Goditet një rast i tregtimit të mallrave të kontrabanduara.
Mbante në magazinën e subjektit tregtar që kishte në pronësi, 162 shishe me verë, të kontrabanduara, shpallet në kërkim 62-vjeçari.
Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një punonjës në këtë subjekt.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, si rezultat i kontrolleve në subjekte të ndryshme tregtare, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë goditur një rast tjetër të tregtimit të mallrave të kontrabanduara.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. T, 41 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi J. T., 62 vjeç, të dy banues në Fier. Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin tregtar (magazinë) në pronësi të shtetasit J. T., ku ishte i punësuar shtetasi A. T., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 162 shishe me verë, të dyshuara të kontrabanduara.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME