Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTKryeredaktorit i “Blic”: “Policia e Serbisë do të jetë gati për...

Kryeredaktorit i “Blic”: “Policia e Serbisë do të jetë gati për Xhakën”

Kryeredaktori i gazetës serbe “Blic”, Predrag Mihailoviç, ka thënë se Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri nuk janë vetëm futbollistë. Sipas tij, dy futbollistët kosovar që luajnë për Zvicrën, në Serbi shihen edhe si figura politike. Ai i është referuar edhe fanellës me mbiemrin Jashari të Ardon Jasharit që Xhaka e pati veshur pas përfundimit të ndeshjes ndaj Serbisë në Kupën e Botës në Katar.

Historia e futbollit mes Serbisë dhe Zvicrës ka qenë shumë e mbushur me ngjarje vitet e fundit. Situata politike tani është e tillë që Serbia është në bisedime me BE-në për statusin e Kosovës. Është një çështje shumë e dhimbshme për popullin serb”, shtoi gazetari serb.

Mihajloviç ka thënë se policia e Serbisë do të jetë në gjendje gatishmërie për kapitenin e Zvicrës, Granit Xhakën. Bjellorusia të shtunë e pret Zvicrën në Novi Sad, në ndeshjen hapëse të ciklit kualifikuese për “Euro 2024”.

“Vështirë se dikush në Serbi e di se loja fantazmë midis Bjellorusisë dhe Zvicrës do të luhet këtu. Njerëz nga mbi 15 kombe janë në këtë qytet. Shumë njerëz nga Hungaria, Rumania, Sllovakia dhe ata kanë jetuar me serbët për dekada”.

Zvicra të premten në mbrëmje udhëton për në Serbi, ndërkohë që të shtunën nëe orën 18:00 do të luajë duelin ndaj Bjellorusisë. Xherdan Shaqiri nuk është i disponueshëm për shkak dëmtimi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME