Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një komunikim për mediat foli për kanabisin që u zbulua në repartin ushtarak në Zall Herr.
“Bota e krimit ka nxitur mbjelljen e kanabisit në një repart të tillë. Nuk kemi të bëjmë vetëm me një grup të struktura kriminal si grupi i inceneretorëve por me një përpjekje të këtij grupi të strukturuar që kërkon të kriminalizojë një shoqëri të tërë. Këtë e shohim edhe në kursin e frikshëm të euros me lekun. Asnjë justifikim nuk qëndron , por është vetëm si rezultat i aktiviteteve kriminale. Është më rendësi që e gjithë opozita të ndërgjegjësohet dhe të rrisë nivelin e bashkëpunimit për të përballuar një situatë ku një grup i strukturuar kriminal kërkon të shndërrojë të gjithë shoqërinë në një shoqëri të strukturuar”, tha Meta.
I pytur për kullën në qendër të Tiranës Meta tha se të gjithë e dinë se kush i jep lejet dhe se duhet të ketë një reagim më të fortë.
Meta: Çështja më e madhe është afera e inceneratorëve sepse është kapje të gjithë shtetit dhe është e shtetit. Sa i takon çështjes së kullave në Tiranë e dimë se kush i jep lejet dhe se kush janë përfituesit, por e dimë se kush dëmtohen më shumë që janë qytetarët. Sa më të larta kullat në Tiranë, aq më gropë shkon euro me lekun dhe aq më shumë fuqizohen një pakicë e lidhur me qeverinë.
A do të protestoni për kullën?
Meta: Ne kemi protestuar gjithmonë dhe do vijojmë të protestojmë. Por kjo nuk mund të na heqë foksin nga krye afera e shekullit inceneratorëve.