Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREKush është “Mbretëresha e ketaminës” që furnizonte aktorin e “Friends”

Kush është “Mbretëresha e ketaminës” që furnizonte aktorin e “Friends”

E konsideruar si “Mbretëresha e Ketaminës” nga prokurorët amerikanë, shitësja e drogave Jasveen Sangha është një nga 5 personat që dyshohen se furnizuan me ketaminë yllin e “Friends”, Matthew Perry, duke shfrytëzuar varësinë e tij ndaj drogës për përfitime dhe duke e çuar në vdekjen e tij nga mbidoza. Sangha po përballet tashmë me 9 akuza duke përfshirë edhe shpërndarjen e ketaminës që përfundoi me humbje jete.

Shtetasja amerikano-britanike, e cila kishte veshur një bluzë ku shkruhej “Nirvana” përpara gjykatës, u deklarua e pafajshme për akuzat. Kërkesa e saj për lirim me kusht u refuzua nga zyrtarët amerikanë dhe ajo do të qëndrojë në paraburgim deri në gjyqin e saj në tetor. Aktakuza pretendon se shpërndarja e ketaminës nga Sangha më 24 tetor 2023 shkaktoi vdekjen e Perry.
2,000 Meth Pills, Ketamine Lollipops: Inside Jasveen Sangha's Drug Emporium

Ketamina është një anestezik disociues që ka disa efekte halucinogjene. Ajo mund të shtrembërojë perceptimin e shikimit dhe zërit dhe e bën përdoruesin të ndihet i shkëputur dhe jo në kontroll. Përdoret si një anestezik injektues për njerëzit dhe kafshët, sepse i bën pacientët të ndihen të shkëputur nga dhimbjet dhe mjedisi i tyre.

Substanca supozohet të administrohet vetëm nga mjekët dhe pacientët që kanë marrë ilaçin duhet të monitorohen nga një profesionist për shkak të efekteve të tij të mundshme të dëmshme. Sangha dyshohet se e ka furnizuar aktorin me ketaminë nga “shtëpia e saj e fshehtë” që të paktën nga viti 2019. Shtëpia e saj në Hollywood-in verior ishte një “emporium i shitjes së drogës”, tha Martin Estrada, prokurori amerikan për Qarkun Qendror të Kalifornisë.

Who is Hollywood's 'Ketamine Queen' Jasveen Sangha?

Më shumë se 80 shishe me ketaminë dyshohet se u gjetën atje nga kërkimet e policisë, së bashku me mijëra pilula që përfshinin metamfetaminë, kokainën dhe Xanax. Shtëpia, e quajtur “Shtëpia Sangha Stash” është vendi ku ajo dyshohet se kishte paketuar dhe shpërndarë drogë.

US District Court Evidence in plastic bags on a blonde wood floor

Ajo “merret vetëm me nivele të larta dhe të famshme,” citonte aktakuza të ketë thënë për zonjën Sangha të bashkëakuzuarin e saj Erik Fleming. Në të njëjtën kohë, ajo jetoi një jetë luksoze të cilën e ndante gjerësisht në rrjetet sociale. Sangha thuhet se është përzier me të famshëm. Një nga miqtë e saj tha për Daily Mail se ajo mori pjesë në Golden Globes dhe në Oscars.

Edhe pas mbidozës së Perry-t, ajo vijonte të postonte foto që përshkruanin stilin e saj ekstravagant të jetesës, duke përfshirë festa dhe një udhëtim në Japoni dhe Meksikë. Edhe një ditë para se të shpalleshin arrestimet, aktiviteti i saj në rrjetet sociale sugjeron se ajo shkoi në një parukiere dhe i leu flokët ngjyrë vjollcë. Llogaria në Instagram ku u ndanë këto postime u konfirmua se i përkiste asaj.

Prokurorët pretendojnë se Sangha shkoi të furnizonte me ketaminë Perry-n pasi i pandehuri tjetër Dr. Salvador Plasencia mësoi se aktori ishte i interesuar për drogën. “Këta të pandehur kujdeseshin më shumë për përfitimet sesa për mirëqenien e Perry” – tha prokurori. Nëse dënohet për të gjitha akuzat në rastin e Perry-t, “Mbretëresha e ketaminës” do të përballet me një dënim minimal të detyrueshëm prej 10 vjet burg federal dhe një dënim maksimal me burgim të përjetshëm, thotë departamenti i drejtësisë.

Jasveen Sangha's social media Picture from Jasveen Sangha's Instagram account, dated to May 2018.

Autoritetet amerikane thonë se zbuluan gjithashtu lidhjen e pretenduar të Sangha me një tjetër vdekje nga mbidoza, këtë herë në 2019. Dokumentet e gjykatës sugjerojnë se ajo ishte në dijeni për rreziqet e ketaminës pasi ia shiti atë një klienti të quajtur Cody McLaury, i cili vdiq nga një mbidozë pasi bleu ilaçin. Ajo ishte kontaktuar nga një nga anëtarët e familjes së tij, i cili i dërgoi një mesazh duke i thënë: “Ketamina që shite vëllait tim e vrau atë. Ai është shkaku i vdekjes”.

Pak ditë më vonë, Sangha ka kërkuar në Google: “A mund të renditet ketamina si një shkak vdekjeje?”. Autoritetet thonë se zonja Sangha do të përballet me akuza edhe për atë rast. ©BBC

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME