Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKy është Nikolin Lekstakaj që u vra dje në një atentat në...

Ky është Nikolin Lekstakaj që u vra dje në një atentat në Lezhë (foto)

Personi në foto është 42-vjeçari Nikolin Marku (Lekstakaj), i cili u vra pasditen e sotme me armë zjarri në Lezhë, teksa dilte nga një market.

Lekstakaj mësohet është baba i 1 vajze dhe dyshohet se vrasja e tij ndodhi për motive gjakmarrje mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj.

Viktima i cili është banor i fshatit Balldre, e ka banesën rreth 1 kilometër larg nga marketi pranë të cilit edhe u ekzekutua.

Motivi i vrasjes dyshohet hakmarrja mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, një konflikt i nisur prej vitit 1996 dhe që ka sjellë shumë viktima në të dy fiset.

Biznesmeni Nikulaj ishte i parafundit që u vra më 19 korrik në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin nga vrasës me pagesë, të gjithë të arrestuar, teksa dyshohet se u porosit nga Edmond Haxhiaj, i afërm i Lekstakajve. Sot u vra një tjetër pjesëtar i fisit Lekstakaj, duke dëshmuar se saga e hakmarrjes vijon për mbi dy dekada.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME