Wednesday, December 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËLoja me opozitën mbaroi, Rama do zgjedhi presidentin që do

Loja me opozitën mbaroi, Rama do zgjedhi presidentin që do

U dogj këtë të diel edhe mundësia e fundit që vendi të kishte një president konsensual. Deri në orën 16.00 në protokollin e Kuvendit nuk u dorëzua asnjë kandidaturë për vendin e kreut të shtetit.

Të hënën në orën 10.00 parlamenti do të mblidhet formalisht për të deklaruar se edhe ky raund është konsumuar.

Mazhoranca e çoi deri në fund lojën e saj për të djegur të trija raundet e para kur kërkoheshin 84 vota dhe tashmë mund të zgjedhë e vetme Presidentin e vendit me një shumicë të thjeshtë.

Në raundin e katërt dhe të pestë kërkohen vetëm 71 vota në Kuvend që Rama nuk e ka të vështirë t’i vërë në radhë. Në këto 3 raunde të para që kaluan mazhoranca deklaroi se do ia linte opozitës të drejtën e propozimit të kandidaturave duke futur në lojë opozitën që shkon pas Enkelejd Alibeajt.

Pas një takimi mes palëve në kryesinë e Kuvendit u duk se palët arritën një marrëveshje për të gjetur kandidatura konsesuale. Por shumica nuk pranoi të mbështeste me firma emrat që Enkelejd Alibeaj përzgjodhi në një mbledhje me një pjesë të grupit parlamentar të PD-së.

Alibeaj akuzoi për shkelje të marrëveshjes ndërsa mazhoranca tha se nuk e kishte bërë këtë premtim.

Në krahun tjetër, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij nuk pranuan të bëheshin pjesë e lojërave të Ramës dhe Ballës. Ata mbështetën që në fillim parimin që në rast të zgjedhjes së një presidenti konsensual, propozimi duhet të vinte nga opozita. Mazhoranca tha se nuk do të pranonte asnjë emër që vinte nga Sali Berisha i shpallur “non grata” dhe gjërat nuk shkuan më tej.

Tashmë “topi” është në fushën e Ramës.

Cili do të jetë presidenti i ardhshëm? Edi Rama ka përsëritur deri në lodhje se ai duhet të jetë një figurë e kundërta e Ilir Metës. Ai këmbëngul se nuk e ka ndërkohë një emër në mendje, një version pak i besueshëm.

Për ta bërë sa më të plotë këtë skenar, Rama vuri deputetët të propozonin live me zarfa të mbyllur emra kandidatësh.

Më pas iu kërkua popullit dhe shoqërisë civile të propozonte kandidatura me e-mail duke e bërë edhe më qesharak këtë proces. E vetmja lëvizje konkrete ishte deklarata e Ramës se Presidenti nuk do të zgjidhej nga radhët e grupit parlamentar duke skualifikuar emra të përfolur si Mimi Kodheli, Pandeli Majko, etj.

Në publik janë hedhur një sërë kandidaturash, por nuk është çudi që Presidentin e ardhshëm ta mësojmë vetëm në sekondat e fundit.
24 maji është afati i fundit kur duhet të zgjidhet një president pasi mandati i Ilir Metës mbaron më 24 korrik.

Megjithatë, pasuesin e Metës pritet ta mësojë ndoshta që javën e ardhshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME