Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËLumi Vjosa shpallet Park Kombëtar, fiton kauza e aktorit Leonardo DiCaprio

Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar, fiton kauza e aktorit Leonardo DiCaprio

Pas një debati të gjatë dhe një kauze që përfshiu edhe aktorin Leonardo DiCaprio, Lumi Vjosa është shpallur Park Kombëtar. VKM është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave ndërsa Mirela Kumbaro tha se sipërfaqja totale e shpallur Park Kombëtar është 12 727 ha.

“Kemi sot vendimin që e shpallim lumin e Vjosës lumin e fundit të egër në Europë park kombëtar. E kemi shtrirë këtë sipërfaqe mbrojtje 12 727 ha që është gjithë sipërfaqja ujore, bregore e lumit bashkë me sipërfaqen tokësore që së bashku me të tre degët e lumit Vjosë, bëjnë atë që duhet atë që është sot parku i parë i egër i një lumi në Europë”, tha Kumbaro.

Qeveria shqiptare ka vendosur të përgatisë dosjen e kandidaturës për të regjistruar lumin e Vjosës si Rezervat Biosferik i UNESCO-s me qëllim mbrojtjen e biosferës të këtij thesari të jashtëzakonshëm kombëtar. Vjosa konsiderohet si lumi i fundit ende i egër në Evropë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME