Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTManchester City fiton për herë të parë Champions League (vidio)

Manchester City fiton për herë të parë Champions League (vidio)

Manchester City më në fund shkruan historinë dhe bën për vete trofeun e parë të Champions League. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi 1-0 në finalen e Stambollit, të luajtur në impiantin “Ataturk Stadium”.

45 minutat e para do të ishin të mërzitshme me raste sporadike. Interi ishte i vendosur më mirë në fushë dhe shumë agresiv në lojën e tij, ndërkohë që në krahun tjetër “qytetarët” do të vuanin dhe daljen pas 35 minutash të De Bruyne të dëmtuar.

Pjesa e dytë është një tjetër “simfoni” me Guardiolën që e ka vendosur më ndryshe skuadrën në fushë. Nga një aksion i rrjedhshëm në minutën e 58-të do të ishte Rodri që do të realizonte me një goditje potente.

Interi reagoi mjaft mirë duke ju afruar golit në dy raste shumë të pastra me Lukakun, që shpërdoron shumë pranë kuadratit. Asllani e ndoqi të gjithë ndeshjen nga bankina, pasi Inzaghi nuk e aktivizoi për asnjë minutë.

MANCHESTER CITY-INTER 1-0

58” GOOOL Manchester City gjen golin e avantazhit pas një aksioni fantastik. Bernardo Silva del mjaft mirë në krahun e djathtë, pason drejt zonës, atje ku në hyrje të saj është Rodri që lëshon një bombë në portë.

58’ Gafë e rëndë e Akanji që i lë topin Lautaro Martinez, i cili shkon përballë portierit, por Ederson e ndal me një ndërhyrje shpëtimtare

35’ Lajm i keq te City. De Bruyne del nga fusha i dëmtuar pas problemeve muskulore, në vendin e tij aktivizohet Foden.

27‘ Haaland merr një pasim të bukur në zonë dhe më pas tenton menjëherë me të majtën, por Onana është i vëmendshëm dhe e ndal goditjen.

20’ Interi luan më mirë në 20 minutat e parë duke vendosur në vështirësi skuadrën angleze. Brozovic provon me një goditje nga distanca, që në fakt shkon larg kuadratit

5’ Rasti i parë i ndeshjes vjen nga Bernardo Silva, i cili me një veprim shumë të bukur e dërgon topin thuajse ngjitur me shtylën me të majtën e tij magjike

1′ Starton ndeshja, pritet spektakël në Stamboll

FORMACIONET ZYRTARE

Image
Image
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME