Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETManja nga burgu i Fierit. Reformim i sistemit të burgjeve, mbyllen 4...

Manja nga burgu i Fierit. Reformim i sistemit të burgjeve, mbyllen 4 të tillë. Rritje pagash dhe uniforma të reja (video)

Ministri I Drejtësisë Yllsi Maja I shoqëruar nga Drejtori I Përgjithshëm I Burgjeve Admir Abrija teksa ka qënë në IEVP Fier për prezantimin e uniformave të reja të policies së burgjeve dhe pagat e reja ka pohuar se me strukturën e re do të mbyllen 4 burgje, ai në Sarandë, Tropojë, Vaqarr dhe Zaharia, por që nuk do të ket largime nga puna të strukturave ndërkohë që të dënuarit do të rregullohen në IEVP e tjera.

Në fjalën e tij Manja ka pohuar se nga rritja e pagave në të gjithë sektorët e punënjosve të burgjeve përfitojnë rritje page 3560 persona dhe fondi për ta është 570 milionë lekë të reja. Manja u kërkoi falje për këtë vonesë që duhet të kishte nisur që nga fillimi I muajit korrik.

Më poshtë është folur se është bërë unifikimi I gradave  ku si policia e burgjeve ashtu edhe policia e shtetit do të kenë të njëjta grada, por edhe  në policinë e burgjeve do të kenë konkurim për të përfituar rritje në grada.

Do meren 16 automjete te reja per forcat operacionale te burgjeve, ndërkohë që do të ketë sistem të ri elektronik per identifikimin e vizitoreve  por edhe të uniformave policore.

Manja pohoi faktin se nuk do të ket më dyqane brenda burgjeve por  duhet të porosisin online

Në takim ka folur edhe drejtori I përgjithshëm I burgjeve Admir Abrija I cili ka prezantuar uniformat e reja ku është rënë dakortë e janë përzgjedhur por pritet zhvillimi I tenderit e të nis prodhimi I tyre.

Për prezantimin e uniformave të reja dhe rritjen e pagave Minisri I Drejtësisë Yllsi Manja zgjodhi IEPV e Fierit ku morën pjesë të gjithë drejtorat e IEPV në rang vendi si dhe shefat e policive në këto IEPV

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME