Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMasakra me 6 të vrarë në Greqi/ Autorët qëlluan me 25 plumba...

Masakra me 6 të vrarë në Greqi/ Autorët qëlluan me 25 plumba ndaj viktimave

Në masakrën me 6 të vrarë në Greqi janë gjetur 25 gëzhoja të qëlluara nga një makinë në lëvizje dhe një motorr me të cilët lëviznin vrasësit. Mediat greke spekulojnë se viktimat mund të jenë shqiptarë, por ky informacion është i pakonfirmuar.

Të gjashtë viktimat ishin në makinë me targa gjermane. Një nga viktimat arriti të dilte nga makina pas atentatit, por ndërroi jetë në rrugë.

Sipas informacioneve, ngjarja e përgjakshme ka ndodhur në rrugën Arafinos, në afërsi të kryqëzimit me rrugën Arionos në Artemisa.

Policia po punon për identifikimin e plotë të viktimave, ndërsa dyshohet se atentati ka lidhje me mosmarrëveshjet për tregtinë e drogës.

Këto janë pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutuan 6 shqiptarë, në Artemisa të Atikës. Mediat greke raportojnë se ndaj shqiptarëve është qëlluar me 25 plumba, që dyshohet se janë lëshuar nga një armë e vetme.

Deri më tani pista kryesore është ajo për larje hesapesh mes bandash, ndërsa policia ka bllokuar të gjitha pikat e daljes nga territori, teksa në kërkim është një automjet “Ford” në ngjyrë të zezë, dhe një motor.

Pesë viktima janë gjetur brenda automjetit, ndërsa i gjashti është gjetur jashtë makinës, që mesa duket ka tentuar që t’u shpëtojë plumbave.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME