Sunday, May 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksidenti në Levan - Tepelenë/ përplasen makinat, plagosen 3 policë

Aksidenti në Levan – Tepelenë/ përplasen makinat, plagosen 3 policë

Fier – Një automjet ka përplasur makinën e policisë e për pasojë janë plagosur tre uniforma blu që ndodheshin në të. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të pasdites sotme në aksin e autostradës Levan – Tepelenë në afërsi të Frakullës Madhe.

Rreth orës 16:50, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Frakull e Madhe, automjeti tip “Land Rover” me drejtues shtetasin S. B. është përplasur me automjetin e Policisë tip “Skoda”, me drejtues punonjësin e Policisë H. K.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar punonjësit e Policisë H. K., E. Gj. dhe G. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME