Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMbanin peng vajzën në Fier për ta bërë prostitutë, arrestohen dy gra,...

Mbanin peng vajzën në Fier për ta bërë prostitutë, arrestohen dy gra, në kërkim pronari i lokalit.

Mbajtja peng e një vajze nga Patosi dhe shfrytëzimi i saj si prostitutë në qytetin e Fierit, ka çuar në pranga tre persona. Ndërsa një i katër që konsiderohet nga policia si kryesori, është shpallur në kërkim, dhe po bëhen përpjekje për arrestimin e tij.

Mes personave të arrestuar për “Shfrytëzim Prostitucioni, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Heqja e Paligjshme e Lirisë”, rezulton të jetë Pranvera Isufaj, Aleksandra Toska dhe e mitura A.D.

Burime e policisë së Fierit, thanë për “Ora News” se në kërkim për tre akuzat e mësipërme është shpallur dhe Arbër Mehmeti, person ky me precedentë të mëparshëm penalë dhe njëherësh i Clab “Cassablanca” në Fier.

Rezulton se në 2013, Arbër Mehmeti shpall në kërkim pasi së bashku me Shpëtim Kandën, në vendin e quajtur “Transport Patos”, tentuan të vrasin me armë zjarri, dy të rinjtë E.S dhe E.S, 21 vjeç.

“Ora News” mëson se Mehmeti, ndodhej në gjendje e “arrestit shtëpiak”, kur kryente shfrytëzimin si prostitutë të vajzës S.M. dhe mbante peng këtë të fundit. Për shkak të thyerjes së masës së “arrestit në Shtëpi”, policia ka ngritur dhe një akuzë tjetër për të, si “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Sipas burimeve policore në 25 shkurt 2023, shtetasja R. Hoxha ka telefonuar sallën operative të policisë së Fierit, duke njoftuar se mikeshës së saj, S.M, nga qyteti i Patosit po i kërcënohej jeta nga një person i quajtur Arbër Mehmeti.

Policia ka shkuar me shpejtësi në vendin “Zogu i Zi” në Fier, duke marrë kontakt me denoncuesen dhe të dëmtuarën. Ndërsa Arbër Mehmeti, është larguar me shpejtësi.

Në deklarimin që ka dhënë në polici, S.M, ka treguar se është shkëputur nga familja që prej mbrëmjes së Vitit të Ri 2022. Ikja nga familja e saj që jetonte në qytetin e Patosit ka ardhur pas një debati me njerëzit e afërt, duke udhëtuar në drejtim të Fierit.

Në qytetin e Fierit, ajo ka takuar Arbër Mehmetin, person me të cilin kishte disa kohë që ishte njohur në rrjetet sociale. Për herë të parë që është takuar me të ka qenë data 31 dhjetor 2022, dhe takimi është bërë tek vendi i quajtur “…rreth rrotullimi i globit…”.

Në momentin qe ka hipur në makinën e Arbër Mehmetit, ky i fundi i ka kërkuar telefonin e saj, ku i ka hequr kartën SIM dhe e ka thyer. Më pas e ka thyer edhe aparatin e telefonit të S.M.

Gjatë kësaj kohe e dëmtuara S.M, i ka shprehur Mehmetit se përse e bëri këtë veprim duke ia thyer telefonin? Por Arbër Mehmeti, e ka goditur me grushta në kokë duke e kërcënuar qe mos e fliste dhe mos bënte asnjë veprim, pasi e kërcënonte me jetë. Njëherësh në këtë takim, i ka marrë vajzës dhe kartën e identitetit.

S.M, ka treguar se duke qenë e frikësuar qëndronte e heshtur dhe Arber Mehmeti, e kishte çuar në një banesë të vjetër, që ndodhet ngjitur me lokalin e tij të quajtur “Cassablanca” në Fier.

Nga momenti i takimit me Arbër Mehmetin dhe deri një ditë para kallëzimit, S.M, është shfrytëzuar për prostitucion nga ky person, ku ka prostituuar me klientë të ndryshëm kundrejt shumave nga 30 mijë lekë deri 200 euro.

Vendet ku vajza ka ushtruar prostitucion kanë qenë dy banesa qytetin e Fierit dhe tek një ambient i brendshëm i lokal “Cassablanca”. Gjithashtu ajo ka specifikuar gjatë këtyre dy muajve është detyruar të kryejë marrëdhënie me meshkuj të ndryshëm në disa hotele, në natyrë dhe në automjete.

S.M, ka deklaruar se të përfshirë në këtë aktivitet kriminal Arbër Mehmeti, kanë qenë edhe disa persona të tjerë Pranvera Isufaj, Aleksandra Toska, e mitura A.D. dhe një person tjetër me emrin “Marjus”.

Sipas saj të gjithë këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin me jetë të saj, e kanë detyruar të ushtroj prostitucion dhe shumat e parave që përfitonin nga ky aktivitet i përvetësonin për llogari të tyre.

Madje edhe në rastet kur klienti ja jepte vet lekët S.M, personat e mësipërm ja përvetësonin, duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, duke e mbajtur mbyllur në këto banesa dhe pa komunikim me persona të tjerë.

Madje një nga shtëpitë ku është mbajtur e mbyllur dhe ka ushtruar prostitucion S.M, rezulton të jetë marrë me qera nga e arrestuara Aleksandra Toska dhe i dashuri i saj me emrin “Redon”.

Për sa i përket personave që ishin klientë seksi, S.M, ka deklaruar se nuk i mban mend pasi ishin të ndryshëm dhe nuk i ka fiksuar.

Policia Fier

Fier/Finalizohet si rezultat i një hetimi proaktiv, operacioni policor i koduar “Imponimi”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Dhunuan dhe i hoqën lirinë një 24-vjeçareje, si dhe e shfrytëzuan atë për 2 muaj, për prostitucion, kapen dhe arrestohen 3 shtetase.

Shpallet në kërkim organizatori i veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, i cili bashkëpunoi me 3 të arrestuarat për t’i hequr lirinë 24-vjeçares dhe për ta imponuar atë, për prostitucion.

Organizatori dhe njëra nga të arrestuarat , me precedent penal të mëparshëm.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, mbështetur nga inteligjenca informative se disa shtetas po shfrytëzonin një 24-vjeçare për prostitucion, kanë referuar materialet në Prokurorinë e Fierit, e cila regjistroi një procedim penal për këtë rast.

Bazuar në provat e siguruara nga hetimi proaktiv dymujor, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Imponimi”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, i shtetaseve:

-Pranvera Isufaj 32 vjeçe, banuese në Patos, Aleksandra Toska, 19 vjeçe, banuese në Fier dhe i një 17-vjeçareje banuese në Fier. 32-vjeçarja ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Arbër Mehmetaj, 33 vjeç, banues në Fier, organizator i kësaj veprimtarie kriminale (i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë).

33-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetaset e ndaluara, i kanë hequr lirinë, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës, një 24-vjeçareje dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion, në banesa me qira dhe hotele të ndryshme në qytetin e Fierit.

Vijon puna për kapjen dhe vënien para drejtësisë të 33-vjeçarit, organizator i kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME