Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMbërrin Broja e Abazaj, Atalanta nuk lejon Gjimshitin (vidio)

Mbërrin Broja e Abazaj, Atalanta nuk lejon Gjimshitin (vidio)

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot përgatitjet në fushë në kuadër të dy miqësoreve ndaj Italisë dhe Armenisë, nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja.

Në daljen e parë kanë marrë pjesë më shumë se gjysma e lojtarëve të ftuar. Me grupin është bashkuar edhe Armando Broja e Kristal Abazaj dhe deri në mbrëmje grupi do të kompletohet. Seanca e sotme ka qenë me ngarkesa të lehtë pasi të gjithë lojtarët vijnë nga ndeshjet e fundjavës me klubet respektive.

TË MBËRRITURIT E FUNDIT E NDRYSHIMI I LISTËS

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se sulmuesit Armando Broja dhe Kristal Abazaj kanë mbërritur në mesditë në grumbullim. Të dy janë konsultuar menjëherë me stafin mjekësor për shkak të disa shqetësimeve muskulore. Të dy lojtarët kanë bërë vetëm stërvitje të diferencuar dhe gjendja e tyre fizike mbetet për t’u vlerësuar në vazhdimësi. Duke parë situatën me dëmtimet, trajneri Reja ka vendosur të thërrasë dy lojtarët e Partizanit, Tedi Cara dhe Xhuliano Skuka. Sulmuesit do të mbërrijnë gjatë orëve të mbrëmjes në qendrën stërvitore të Kombëtares, bashku me Andi Hadroj dhe Eneo Bitrin. Të katër lojtarët e Partizanit ishin të impenjuar në ndeshjen e sotme kundër Bylis.

REFUZIMET E KLUBEVE

Sakaq, stafi teknik ka marrë përgjigje negative nga Atalanta për Berat Gjimshitin dhe nga Rayo Vallecano për Ivan Balliun. Të dy lojtarët do të mungojnë në këto miqësore, për shkak të problemeve fizike. Klubet e tyre shpresojnë të shfrytëzojnë këtë periudhë pauze që ata të rikuperohen plotësisht dhe të mos rrezikojnë dëmtime të mëtejshme. Me ekipin do të bashkohen në mbrëmje edhe Marash Kumbulla, Elseid Hysaj, Odise Roshi, Keidi Bare, Qazim Laçi, Arbnor Muçolli dhe Myrto Uzuni. Që të gjithë të gatshëm për t’u stërvitur me ekipin ditën e martë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME