Sunday, April 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMbrëmje magjike në Champions/ Bayerni sfidon Barcelonën

Mbrëmje magjike në Champions/ Bayerni sfidon Barcelonën

Champions League rikthehet sonte në mbrëmje me ndeshjet e dyta të fazës së grupeve. Emocionet nisin në orën 18:45, teksa Interi do të luajë në transfertën ndaj Viktoria Plzen. Skuadra zikaltër do të kërkojë 3 pikët e para në këë edicion. Në të njëjtën orë nuk pritet ta ketë të thjeshtë as Tottenhami që do të luajë në transfertën ndaj Sporting Lisbonë.

Më pas në orën 21:00, vjen dhe ndeshja më e bukur ndoshta e kësaj faze, mes Bayernit dhe Barcelonës. Një super duel, që aktin e parë do ta zhvillojë në “Allianz Arena”. Skuadra gjermane nuk është në formën e saj më të mirë, ndërkohë që Barcelona vjen në formën e saj ideale. Lewandowski për herë të parë do të sfidojë ish-skuadrën e tij, me të cilën në fakt nuk u nda aspak mirë.

Gjithashtu në të njëjtën orar Liverpooli do të ketë një duel shumë të vështirë ndaj Ajax, teksa synon tri pikët e para në këtë edicion pas humbjes së rëndë ndaj Napolit. Leverkusen-Atletico Madrid është sfida tjetër që rezervon jo pak emocione. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME