Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMe thirrjet “Bashkohuni me ne”, studentët e Mjekësisë zhvendosen te Ministria e...

Me thirrjet “Bashkohuni me ne”, studentët e Mjekësisë zhvendosen te Ministria e Arsimit

Me thirrjet “Bashkohuni me ne”, studentët e Mjekësisë kanë marshuar nga godina e kuqe te Ministria e Arsimit, teksa protestojnë kundër vendimit të qeverisë që i detyron që të punojnë për 5 vite në vedn, pas përfundimit të studimeve.

Studentët e kanë bojkotuar mësimin, që në nisje të vitit të ri akademik, teksa i kanë kërkuar qeverisë që të tërhiqen nga ky ligj.

“Ministria e turpit”, kanë brohoritur njëzëri studentët, teksa janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit. Në formë simbolike ata kanë vendosur edhe pranga në duar. Ndërkohë për mikrofonin e Faxnews, ata thanë se bojkoti i tyre do të jetë pa afat.

Studentet kundërshtojnë vendimin e qeverisë që i detyron të qëndrojnë për 5 vite në vend, pas përfundimit të studimeve.

Rikujtojme se sipas vendimit, studentët që nisin këtë vit studimet, duhet të qëndrojnë për 5 vite ne vend. Studentët e Mjekësisë nga viti i dytë deri në të katërt do duhet të punojnë në Shqipëri për 3 vjet, ndërsa ata që janë në vitin e pestë dhe të gjashtë do duhet të punojnë 2 vjet me detyrim për të tërhequr diplomën, ndryshe do paguajnë koston reale të studimeve të tyre në Shqipëri.

Ndërkohë që alternativa e dytë që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem, pra nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do të paguajnë koston e plotë të studimeve por për vitet që kanë mbetur.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME