Monday, May 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAMedia kroate: ShBA nga frika e skenarit ukrainas, ia shet Kosovës raketat...

Media kroate: ShBA nga frika e skenarit ukrainas, ia shet Kosovës raketat që ndaluan tanket ruse

Kosova shumë shpejt do të pajiset me raketat “Javelin”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë kanë konfirmuar se është pranuar kërkesa për blerjen e tyre, që arrin vlerën rreth 75 milionë dollarë. Shumë shpejt, lajmi u përhap edhe nëpër mediat ndërkombëtare. Ndërkohë, mediumi i njohur kroat, “Večernji list”, e ka lidhur këtë edhe më situatën në Ukrainë.

Qysh në titull, thuhet: “Amerika, nga frika e skenarit ukrainas, i shiti Kosovës sistemet që ndaluan tanket ruse përballë Kievit”.

Ky medium, në një artikull kushtuar këtij zhvillimi, fillimisht, tregon që Departamenti i Shtetit ka aprovuar kërkesën për blerjen e 264 raketave të këtij lloji.

Tutje, përmendet Ukraina:

“Kujtojmë që me sisteme të tilla forcat ukrainase shtypën valën e parë të pushtimit rus, kur pamë të shtëna mjaft spektakolare të armaturës së shkatërruar ruse, dhe pushtimi në ato ditë të parë, dështoi e më pas u shndërrua në një luftë shkatërrimi…”.

Mediumi i njohur ka përmendur që blerja e këtyre raketave nga Kosova, ka shkaktuar shumë reagime në Serbi.

“Ashtu siç ka gjithmonë ndodhë nëpër Serbi, kjo ngjarje nuk është e izoluar. Vjen, për shembull, pas deklaratës së Aleksandër Vuçiqit se Serbia ka të gjithë forcën tankiste, kryesisht të marrë nga Rusia para pushtimit, por nuk ka fuqi punëtore për këto tanke. Ai përmendi gjithashtu se blerja e armëve do të vazhdojë, nga Kina dhe vende të tjera, do të jenë sisteme kundërajrore, avionë luftarakë dhe dronë.” – thuhet tutje.

Mes tjerash theksohet edhe një “aktivitet më i fuqishëm” i ambasadorit rus në Serbi, Aleksander Bocan-Harcenko i cili së fundi është takuar disa herë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Aprovimi vjen tri ditë pas nëntë janarit dhe fluturimit të avionëve luftarakë amerikanë mbi Bosnjë e Hercegovinë me një shpjegim të qartë që është një “paralajmërim”.

Ndërkohë, shitja e propozuar e sistemit raketor në Kosovë vjen në një kohë të tensioneve në rajon. Disa herë në muajt e fundit, Serbia ka zhvendosur trupat e saj në kufirin që ruhet nga trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, akte që nga Perëndimi u vlerësuan si veprime armiqësore.

Vuçiç pohoi këtë muaj se Serbia ka një nga ushtritë më të forta në Ballkan, duke vënë në dukje “numrin e madh” të tankeve që kishte marrë nga Rusia para pushtimit të Ukrainës, shkruan “AP”. Ai u zotua se do të vazhdojë të blejë armë nga Kina dhe vende të tjera, duke përfshirë sistemet kundërajrore, avionët luftarakë dhe dronët, raporton gazeta e njohur amerikane.

Sistemi raketor “Javelin” është përdorur nga ushtria ukrainase për të shkatërruar tanket ruse dhe automjetet e tjera të blinduara.

Kosova ka përmirësuar forcat e saj të armatosura me dronë dhe raketa anti-tank kryesisht nga Turqia, gjë që ka zemëruar Beogradin, përmbyllet shkrimi i “AP”, të cilin e ka botuar edhe “The Washington Post”.

Ndërkohë, konfirmi i DASh-it për aprovimin e blerjes së këtyre raketave, ishte si vijon:

“Kjo shitje e propozuar do të mbështesë qëllimet e politikës së jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian, i cili është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë”./Nacionale

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME