Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
“Një vendim i çuditshëm por tashmë edhe i zakonshëm. Kur priteshin përgjegjësi në nivele të larta politike për dështimin e rëndë të rendit publik dhe sigurisë në vend, thjeshtë u bë edhe një kokë turku e radhës, i cili vetëm 10 muaj më parë u promovua me shumë entuziazëm dhe vlerësime si një prurje e re, cilësore dhe shpresëdhënëse për drejtimin ligjor dhe qytetar të policisë së shtetit.
Nuk besoj se ka ndonjë naiv në këtë vend që të besojë se drejtori i Policisë që nga momenti kur u Rama kryeministër, performanca e tij ka qenë problemi i rendit publik, i luftës kundër drogës dhe luftës kundër trafiqeve”, tha Ilir Meta në një dalje për mediat.