Monday, September 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMISTERI I NJË VRASJE

MISTERI I NJË VRASJE

Nga Lutfi Dervishi – Qyteti i vogël liqenor që po përjeton rilindjen në çdo fushë dhe sidomos në teknologji u zgjua i tronditur nga një episod i pa shpjegueshëm

Pikerisht në kohën kur teknologjia ka arritur kulmin dhe ku gjithçka është e monitoruar, e mbikëgyrur dhe e rregulluar në mënyrë të përpiktë, ndodhi një ngjarje që synoi të hedh baltë mbi sistemin e përkryer.

Një pasdite të nxehtë vere, kur termometri nuk pranonte të zbriste poshtë 34 gradëve, ambulanca dhe policia mbërritën në një skenë krimi, ndoshta për herë të parë në histori, para se krimi të ndodhte.

Viktima, nuk kishte ende nevojë për mjek dhe agresori nuk e kishte ngritur ende dorën për ta goditur.

Policia, falë Inteligjencës Policore & bashkëpunimit të ngushtë me partnerët, e ndaloi të dyshuarin në mënyrë të beftë. Edhe kamerat e lokalit ku ndodhi ngjarja, të pajisura me teknologjinë më të fundit (sipas kërkesa e të ligjit) dhe me rezolucion të lartë, regjistruan çdo gjë. Por fatkeqësisht, rezolucioni ishte ag i lartë sagë askush nuk mund të shihte asgjë.

Ndërkohë, dëshmitarët okularë, ofruan versionet e tyre që bashkoheshin në një pikë: “nuk pamë gjë”.

Por pavarësisht gjithë këtyre përpjekjeve vrasja ndodhi.

Si? Kjo mbeti një mister.

Kjo mbeti një mister. Dikush tha se ishte si një episod i “Paradoksit të Schrödinger-it” – viktima ishte njëkohësisht gjallë dhe e vdekur.

Prokuroria, duke u bazuar në dëshminë e të dyshuarit, mbërriti në një konkluzion shkencërisht të bazuar: ngjarja kishte ndodhur për shkak të temperaturave të larta, zjarreve aty pranë, luftës në Ukrainë e Gaza dhe ngrohjes globale. Ky përfundim u mbështet edhe nga një studim i ri, i cili thotë se nxehtësia e lartë shkakton agresivitet te njerëzit, veçanërisht kur ata ndodhen në afërsi të lokaleve të vogla që nuk paguajnë gjoba

Vrasja u cilësua “nga pakujdesia”. Prokurori shpjegoi me qetësi se nuk ishte faji i askujt; njeriu nuk mund t’ rezistojë fuqisë së natyrës. Agresori do denohet me një “gjobë” simbolike, sa për të mos humbur traditat e lashta të sistemit ligjor dhe për të mos hedhur hije dyshimi te Drejtësia

Gjykata vlerësoi faktin se viktima nuk humbi asgjë tjetër pěrveç jetës – paratë e xhiros së ditës ishin ende në xhepin e tij. D: një botë ku paratë jane gjithçka humbja e jetës është thjesht një fakt.

Kryeministri, me një buzëqeshje të qetë dhe të matur, ngriti në giell reagimin e shpejtë dhe profesional të policisë dhe urgjencës. Ai e quajti këtë një shembull të përkryer të suksesit të sistemit të reformuar. Por, nuk kurseu kritikat ndaj medias, per keqinformim dhe përhapje paniku. “Është e pafalshme,” tha ai, “që të behet kaq shumë zhurmë për një incident të tillë të rëndomtë, kur është provuar katercipërisht se sistemi ynë funksionoi më së miri!”

Dhe kështu, qyteti vogël i një vendi me ego të madhe vazhdon të jetojë, duke festuar, reformat dhe duke bere like dhe komente në FB. Madje gjysma e qytetit thotë se vrasja nuk ka ndodhur fare, ndërsa gjysma e vendit thotë se sistemi funksionon!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME