Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMosfunksionimi i inceneratorit në Fier rrezikon ndotje ekologjike (foto e vidio)

Mosfunksionimi i inceneratorit në Fier rrezikon ndotje ekologjike (foto e vidio)

Fier – Mosfunksionimi i inceneratorit të Fierit rrezik i kthimit të një krize të re ekologjike. Miliona euro të hedhura nga taksat e shqiptarëve, impianti nuk ëashtë ndezur as për provë duke mos djegur asnjë ton mbetje urbane nga 4 bashkitë që i depozitojnë aty.

I ndërtuar në një sipërfaqe toke 12 hektarë ku u shpenzuan mbi 25 milionë euro, inceneratori i Fierit ende nuk ka nisur të funksionojë jo vetëm për proces të rregullt teknologjik pune, por as edhe për provë.

Si nga firma ndërtuese ashtu edhe nga deputetë e drejtues bashkie o fol se inceneratori mbaroi së ndërtuari, do të kryente provën, do të merrej në dorëzim dhe do të niste punën normalisht, por asnjëherë nuk u dëgjua zhurma e paisjeve dhe nuk u pa tymi sukurse edhe sot që jemi panë këtij inceneratori.


Në këtë incenerator janë tre gropa të cilat shërbejnë për grumbullimin e mbetjeve të presuara të bashkisë Fier por edhe të bashkive të tjera Patos, Lushnje dhe Roskovec. Njëra gropë e grumbullimit të mbetjeve është tejmbushur pasi duket qart në plane ku sasia e mbetjeve ka dalë mbi gropë dhe një mjet traktor punon mbi këtë gropë duke kryer ngjeshjen e mbejtjeve urbane.
Tashme inceneratori i Fierit ndodhet i sekuestruar nga SPAK-u dhe as që bëhet fjalë që të nisi nga puna dhe motivet nuk dihen pasi askush nuk të lejon brenda ambienteve të tij për të filmuar, sikundër askush nuk të jep asnjë sqarim se çfarë pritet.


Duke ju referuar BIRN-it mësohet se administratori Farudin Arapi i ka pohuar se :  nevojiten para të tjera nga buxheti i shtetit për të blerë pajisje shtesë dhe për ta vënë atë në punë. Pritet që ministritë e linjës të miratojnë fondin prej 2.8 milionë Eurosh për të vënë në funksion inceneratorin e Fierit,” ka përfunduar Arapi.


Dhe derisa milionat e eurove të paguara nga taksat e shqiptarëve ende nuk kanë vënë në punë inceneratorin e Fierit pasi u dashkan edhe disa miliona të tjera euro që mbetjet urbane të 4 bashkive të qarkut të Fierit po ngrehin “male” me mbetje urbane duke rrezikuar që të sjellin një tjetër pikë hotspot ekologjike e rrezikshme  për banorët e 10 fshatrave aty pranë

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME