Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMoti i keq, nesër pezullohet mësimi në 14 shkolla

Moti i keq, nesër pezullohet mësimi në 14 shkolla

NJOFTIMI I MINISTRISË:

Sot në Ministrinë e Arsimit, së bashku me grupin drejtues për përballimin e situatës së shkaktuar nga reshjet, rivlerësuam kushtet e shkollave dhe mundësitë për rifillimin e procesit mësimor.

Edhe pse situata në përgjithësi paraqitet e përmirësuar, në zonën e Shkodrës ka ende vështirësi në infrastrukturën rrugore. Për këtë arsye në 14 shkolla ku mësojnë 210 nxënës, mësimi do të pezullohet edhe për ditën e nesërme. Nga këto shkolla vetëm njëra prej tyre është shkollë qendër, ndërsa 13 të tjerat janë shkolla vartëse.

Shkolla “Mehmet Shpendi”, Shalë
Shkolla “Theth”, Shalë
Shkolla “Gimaj”, Shalë
Shkolla “Dom Prek Ndrevashaj”, Shosh
Shkolla “Palaj”, Shosh
Shkolla “Nicaj”, Shosh
Shkolla “Kir”, Pult
Shkolla “Kasnec” , Pult
Shkolla “Pog” , Pult
Shkolla “Bruçaj”, Pult
Shkolla “Plan” , Pult
Shkolla “Maja e Thanës” , Pult
Shkolla “Xhan” , Pult
Shkolla “Kuc” , Pult

Strukturat tona arsimore vijojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkitë dhe shtabet e emergjencave të ngritura nëpër qarqe. Ndërkohë, Ministria e Arsimit do të marrë të gjitha masat e nevojshme për zëvendësimin e orëve të humbura në javët në vijim

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME