Friday, May 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEMurgu 82 vjeçar që nuk ka parë dhe "ngjyer" asnjëherë me...

Murgu 82 vjeçar që nuk ka parë dhe “ngjyer” asnjëherë me femër

Greqi Një murg ortodoks në Greqi raportohet të kishte jetuar plot 82 vjet pa parë kurrë ndonjë grua me sy.

Mali i Atosit, ku ai kishte shërbyer si murg, kishte politika të rrepta të moslejimit të grave madje as në eksplorimin e ambienteve afër manastirit.

”Pa e parë kurrë as edhe një grua me sy, Mihailo Toloto ka vdekur në manastirin e Mt. Athosit në Greqi”, shkruhet  në artikullin që daton nga viti 1938.

Toloto besohej të kishte lindur diku rreth vitit 1856 dhe ndonëse gjatë kohës së tij ishin shpikur veturat dhe aeroplanët, ai nuk i kishte parë as ato.

“Ai s’kishte pasur njashtu as automobil, as film e as aeroplan. Nëna e tij kishte vdekur kur ai kishte lindur, thonë raportimet në Athinë, dhe ai ishte rritur në manastir ku kurrë nuk futet asnjë grua.

Ai u bë murg dhe murgjit në manastir ia bënë një ceremoni të veçantë varrimi sepse besonin se ai ishte burri i vetëm që nuk kishte parë kurrë një grua.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME