Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMyrto Uzuni kontribuon me gol në barazimin ndaj Alavesit

Myrto Uzuni kontribuon me gol në barazimin ndaj Alavesit

Granada ka regjistruar barazimin e dytë radhazi në La Liga 2, teksa po vazhdon garën për të siguruar rikthimin në La Liga.

Në ndeshjen e vlefshmë për javën e 39-të, skuadra e drejtuar nga Paco Lopez luajti baras në udhëtim kundër Alavesit, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Mendizorrotza” përfundoi me rezultatin 1:1.

Për skuadrën mysafire goli u shënua nga Myrto Uzuni. Reprezentuesi shqiptar shënoi nga penalltia në minutën e 22-të.

Për Uzunin ishte ky goli i tij i 22-të në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. Ai prin në listën e golashënuesve më të mirë, teksa ka edhe katër asistime.

Ndërkaq, golin për vendasit e shënoi Luis Rioja, në minutën e 66-të.

Granada është e dyta në tabelë me 66 pikë, një më pak se skuadra lidere, Eibar, që tani ka një ndeshje më pak.

66 pikë ka edhe Alavesi në pozitën e tretë.

Në fund, dy skuadrat e para në renditje e sigurojnë direkt promovimin në La Liga, kurse skuadrat nga pozita tre deri në gjashtë luajnë në “Play-Off”. Fituesi i këzaj faze inkuadrohet gjithashtu në elitën e futbollit spanjoll.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME