Monday, October 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNafta e shtrenjtë/ Fermerët e Semanit do të mbjellin më pak grurë

Nafta e shtrenjtë/ Fermerët e Semanit do të mbjellin më pak grurë

Fier – Lufta në Ukrainë dhe nevoja për grurë e misër, duhet të shërbente si motiv për të shtuar sipërfaqet me grurë nga fermerët shqiptarë.

Por, këta të fundit tregojnë se për shkak të shtrenjtimit të naftës, plehrave kimike, mungesës së tregut dhe mungesës së mbështetjes nga shteti, këtë vit  do të mbjellin më pak grurë e misër se një vit më parë. Xhemil Beharaj ishte në Seman me fermerët e këtij fshati.

Fermerët e zonës së Topojës në Seman, tregojnë se këtë vit, sipërfaqet e mbjella me drithë, janë zvogëluar. Sipas tyre, shkak është bërë kostoja e lartë e imputeve bujqësore, punimit të tokës dhe mungesa e tregut për shitjen e prodhimit.

Disa nga fermerët e zonës së Semanit, tregojnë se këtë vit, do të kultivojnë drithë vetëm për nevojat familjare.

Një nga arsyet kryesore, që ka çuar në reduktimin e kultivimit të drithit lidhet me faktin se shumë fermerë kanë ende pa shitur prodhimin e sezonit të kaluar.

Aktualisht, një ton grurë shitet me 400 mijë lekë, thënë ndryshe, sipas fermerëve, ky çmim është nën kosto.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME