Fier – Shirat e vjeshtës nxjerrin në “dritë” ndotjen e mjedisit nga kompanitë naftë nxjerrëse në zonën e Zharrzës. Sëmundjet profesionale prekin edhe të miturit përveç të rriturve
Shirat e parë të vjeshtës kanë nxjerr në dritë ndotjet me naftë bruto dhe ujin që shoqëronë këtë naftë nga depot e degantimit që i derdhin në prroin e fshatit Zharrëz që kalon përmes fshatit.
Banorët pohojnë se gazi sulfurik i lëshuar nga nafta bruto si dhe nafta bruto janë bërë problematike për shëndetin e banorëve që jetojmë dhe kanë banesat përgjatë prroit të fshatit si dhe pranë stacionit të pompimit në Zharrëz.
Nga ana tjetër pjestarë të shoqatës ambientaliste “Zharrza” Qani Rredhi dhe Sajmir Dine pohojnë se edhe pse pikat “hot spot” mbahen nën monitorim ndotja vazhdonë ndërsa me sëmundje profesionale si astma dhe fenole në gjak janë të prekur jo vetëm moshat e rritura por edhe në ato të mitura.
Rredhi pohoi faktin se një studim i OBSh në lidhje me zonat e ndotura ka nxjerr se jetgjatësia mesatare në zonën e Zharrzës shkonë deri 63,3 vjeç
Edhe pse miliona lekë hidhen për reabilitimin e ambjenteve që jane dëmtuar nga nafta brhto , edhe pse disa kompani janë gjobitur përsëri situata vazhdon të mbetet problematike për banorët e komuniteti të Zharrzës