Uncategorized

Napoli fiton ndaj Juventusit mes polemikave

Emocione dhe spektakël në super sfidën mes Juventusit dhe Napolit. Në “Allianz Stadium” do të ishte skuadra e Spallettit që del me 3 pikët e plota pas fitores 1-0, që erdhi në minuta dramatike në fundin e takimit.

45 minutat e para u dominuan nga Napoli, por pa raste shënimi. Në pjesën e dytë, Juventusi është më aktive në aksionet sulmuese, dhe madje do të gjente dhe golin e avantazhit disa minuta nga fundi, por arbitri e anuloi për shkak të një faulli në fillimin e aksionit duke shkaktuar jo pak polemika.

Në kohën shtesë, Napoli do të gjente golin me Raspadorin që shfrytëzoi më së miri një krosim të ardhur nga krahu i djathtë. Napoli me një fitore javën e ardhshme mund të festojë titullin kampion, ndërkohë që Juventus duhet të luftojë për një vend në Champions League

https://twitter.com/samirsynthesis/status/1650236272399601667?s=20
https://twitter.com/FootballReprt/status/1650237734290612225?s=20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button