POLITIKË
Nard Ndoka: Gjykata t’i japë ‘Foltores’ jo vetëm vulën e PD, por edhe të PS!

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka komentuar protestën e opozitës këtë të shtunë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke shpërndarë edhe një foto nga ky tubim masiv.
Ndoka shkruan se me këtë pjesëmarrje, Gjykata argumente të forta dhe bindëse që t’iua japë “Foltores” jo vetëm vulën e PD-së, por edhe atë të PS-së.
Duke iu drejtuar Edi Ramës, Ndoka shprehet se shqiptarët atë e kanë nominuar dhe nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të dorëhiqet.