Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së sot janë miratuar ndryshime në kupolën e Partisë Socialiste. Mësohet se Blendi Klosi është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste ndërsa Bledi Çuçi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Cuci zuri vendin e Taulant Ballës ndërsa Klosi të Damian Gjiknurit, i cili duket se është mënjanuar tashmë edhe nga funksionet në qeveri.