E bujshme ajo që ndodhi në Kupën e Argjentinës gjatë ndeshjes mes San Lorenzo dhe Platense, e vlefshme për 32 më të mirat e turneut. Sfida përfundoi me rezultatin 0-0 dhe kërkoi penalltitë. Pikërisht, gjatë goditjes së 11 metërshave ndodhi një episod i paparë (ose pothuajse) në futboll, që çoi në vendimin e pabesueshëm të arbitrit Yael Falcón Pérez.
Seria nga pika e bardhë nisi me penalltinë e realizuar nga Platense. Më pas nga 11 metrat shfaqet Ljuan, goditja e të cilit përfundoi mbi traversë. Një gabim i përcaktuar edhe nga shembja e fushës pranë pikës së bardhë. Në fakt, në momentin e goditjes, fusha u zhyt duke ndikuar në konkluzion.
VENDIMI I ARBITRIT
Një episod i bujshëm, pas të cilit arbitri debatoi për disa minuta me ndihmësit e tij. Më pas vendimi i vetëm i Yael Falcón Pérez: ndërrimi i portave. Pavarësisht disavantazhit fillestar, pjesa tjetër e goditjeve të penalltive më pas bënë që San Lorenzo të triumfojë, duke arritur kështu në raundin e 1/16 të Copa Argentina.