Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURË‘Nesër e përgjithmonë' i Ermal Metës, kantautori prezanton librin në qytetin e...

‘Nesër e përgjithmonë’ i Ermal Metës, kantautori prezanton librin në qytetin e lindjes

Fier – Këngëtari Ermal Meta është rikthyer në qytetin e vendit të lindjes, Fierit tanimë si shkrimtar për të prezantuar librin ‘Nesër e përgjithmonë’. Botimi ka qenë një thirrje e brendshme e Metës, ndërsa botuesja u shpreh se libra të tillë i shërbejnë kujtesës.

Këngëtari shqiptar me famë ndërkombëtare Ermal Meta është rikthyer në Shqipëri, këtë herë për të prezantuar sprovën e parë letrare ‘Nesër e përgjithmonë’. Në takimin e zhvilluar në sallën e teatrit ‘ Bylis’ në Fier, në qytetin e lindjes, së autorit, ndërsa vetë ai rrëfeu se libri qe një thirrje e brendshme.

Libri ‘ Nesër e përgjithmonë’ flet për historinë e një personazhi me emrin Kajan, i cili rritet mes stuhisë së konflikteve të shek 20. Ngjarjet vendosen pas Luftes se Dyte Botërore, në Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Shqipërinë komuniste. Personazhet udhëtojnë nga burgu i Spaçit e deri në Amerikën e largët. Sipas botueses Arlinda Dudaj, ky është botim për kujtesën.

Në përfundim të organizimit kantautori performoi për publikun.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME