Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMENga Çani i papunë, shitja e ABC, kriza e FAX, “flakja” e...

Nga Çani i papunë, shitja e ABC, kriza e FAX, “flakja” e Ballës nga TCH: Ç`po ndodh në TV shqiptare?

Pavarësisht se mediet shqiptare japin gjatë 24 orëve gjithfarë lajmesh edhe të parëndësishme e shpesh pa interes publik, kur vjen puna për të raportuar se çfarë ndodh “brenda llojit”, censura dhe autocensura është e madhe.

Gjithsesi ky sezon i ri televiziv, ka nisur me lëvizje dhe ndryshime të mëdha në mediet vizive shqiptare.

Çfarë fshihet pas shitjes së ABC News

Rama, duket se po zbaton ultimatumin e Erdogan të dhënë në mes të parlamentit shqiptarë, se duhet çrrënjosur nga vendi ynë.

Kjo shitje e papritur  “bie erë”, edhe për faktin se biznesmeni Allajbeu zotëron disa spitale private si ai “Amerikan” apo “Hygeia” të cilët kanë fitime marramendëse, pavarësisht nga çfarë deklarohet te Taks-Tatimet. Allajbeu jo vetëm që sistematikisht po investonte shumë në këtë media, por vetëm pak kohë më parë ai u shtri edhe në Kosovë duke blerë mediumin më të madh online aty, “Gazeta Express” si dhe televizionin “T7”, në të cilët ishte aksionier kryesor gazetarin Berat Buzhala. Pavarësisht të gjithave, përveçse zgjidhjes së pagave të punonjësve të këtij mediumi, koha do të tregojë edhe për linjën editoriale që do të mbajë ABC News në vazhdim.

Arian Çani me “Zonën e Lirë” i papunë?!

Nga Çani i papunë, shitja e ABC, kriza e FAX, “flakja” e

Pas 20 vitesh që nga koha që u transmetua për herë të parë te televizioni i mbyllur tashmë, TV Arbëria , emisioni i famshëm kontrovers, “Zonë e Lirë” i Arian Çanit, për herë të parë nuk e ngriti siparin në këtë sezon të ri.

Pas shumë vitesh transmetim çdo të premte te TV Klan, (më herët ishte te Vizion Plus), Çani me gjithë markën e tij televizive ka kryer divorcin përfundimtarë me Aleksandër Frangajn.

Alfapress.al ka mësuar se kjo ndarje në pamje të parë ka qenë e butë, por edhe me kulisat e saj. Mësohet se Çani për sezonin e ri që nisi këtë shtator ka pasur një ofertë të majme, pikërisht nga tashmë ish- pronari i ABC News, Klodian Allajbeu.

Me këtë ofertë në dorë, Arian Çani, ka shkuar te pronari i TV Klan Aleksandër Frangaj dhe ka tentuar që të hyjë në pazar për një pagesë edhe më të lartë dhe kushte reklamash më të favorshme, se ato që kishte deri në atë kohë.

Por duket se “blofi” nuk ka funksionuar. Frangaj nuk ka hyrë fare në negociata dhe kështu Çani është kthyer sërish, te oferta e Allajbeut. Pas kësaj është lidhur një kontratë mes tyre dhe madje Çani, ka marrë një paradhënie deri në 50 mijë euro.

Por ndërkohë që priste studion e tij të re në godinën e “ABC”, papritur Allajbeu hyn në negociata me biznesmenin e madh nga Kosova Shkëlqim Devolli, duke mbyllur shitjen për një shumë të majme.

Ky është momenti që Arian Çani e sheh veten “ të pa punë” dhe në pritje të një vendimi nga ana e pronarëve të rinj nga Kosova të ABC News, të cilët nuk e kanë emisionin e tij brenda kontratës me Allajbeun.

Pikërisht këto kulisa dhe refuzimi i Frangajt, (Edhe i Samir Manes), për të vazhduar bashkëpunimin me Çanin sipas ofertës së tij të re, mësohet se ishin edhe shkaku i shpërthimit të Arian Çanit kundër Blendi Fevziut, (I pandashëm me Frangajn dhe Manen), duke e quajtur “Mortje dhe Fantomas”.

Edhe pse statusi aktual i Çanit është “i papunë”, mësohet se ai ka pasur oferta për “Zonën e Lirë” nga televizionet MCN dhe Syri TV.

Gjithsesi me paradhënien 50 mijë euro në xhep, Arian Çani, duket se nuk po nxitohet dhe ndoshta shpreson se ashtu siç e gjeti pazarin” me Allajbeun, do ta gjejë edhe me Shkëlqim Devollin.

Prej disa kohësh linja editorial e Top Channel, herë më e fortë dhe herë më e butë, është kthyer kundër qeverisë Rama. Prishja “e dashurisë’ mes kryeministrit dhe këtij medium, tashmë nuk është sekret. Se çfarë fshihet prapa kësaj ende nuk është bërë shumë e qartë, por pa diskutim që njësoj si në raste të tjera, ka të bëjë me prishje të interesave të përbashkëta ekonomike të pronares Vjollca Hoxha dhe kryeministrit apo klientëve të tij.

Vetë ky i fundit e ka sulmuar kohët e fundit këtë televizion publikisht të paktën dy herë, duke e cilësuar “shpifës” veçanërisht për trajtimin e lajmeve me temë hakërimin e të dhënave të shtetit shqiptarë nga iranianët apo palë të tjera.

Nga ana tjetër gjithashtu nuk është sekret se, Sokol Balla, gati në të gjithë karrierën e tij është karakterizuar nga një afinitet i madh me Edi Ramës, deri në “fans mediatik” të tij.

Dhe pikërisht kjo është me shumë gjasa, edhe arsyeja pse pronares Vjollca Hoxha, Balla, ai nuk i hyn më në punë. Mësohet se drejtori i Informacionit ka bërë gati hapur rezistencë për linjën e re anti- qeveri dhe kjo si duket ka shkaktuar edhe krisjen, me sa duket të pariparueshme, mes Ballës dhe pronares Hoxha.

Nga na tjetër burime të Alfapress.al thanë se, Edi Rama, ja “ka gjetur punën” e re Sokol Ballës dhe ajo është në krye të televizionit të Karlo Bolinos, Tv Report, si Drejtor i Përgjithshëm.

Gjithsesi ditën e hënë do të kthjellohet fati përfundimtarë i Sokol Ballës te TCH dhe në vazhdim, (nëse pushimi nga puna zyrtarizohet), do të shohim se në cilin medium ai do të “strehohet” këtë herë, pas kalimin nga News 24 te Top Chanel, vetëm në 1 mars të këtij viti.

Te FAX News “ka rënë bomba”

Nga Çani i papunë, shitja e ABC, kriza e FAX, “flakja” e

Kjo është e vërteta. Ky televizion simpatik dhe me pak shpenzime që në krijim, cili ka mbajtur një linjë opozitare dhe ka transmetuar “shqeto’ ngjarje shpesh të censuruara nga mediet e tjera si protesta e Astirit apo Teatri Kombëtarë, aktualisht është përfshirë në një krizë të madhe.

Prej disa muajve, punonjësit e tij pa përjashtim, nuk po marrin pagat dhe largimet e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë kanë qenë të shumta, pavarësisht se herë pas here, jepen pjesë të rrogave të prapambetura që nga muaji korrik dhe gusht, tashmë.

Duket se kriza agravoi, pak nga pak, pas vdekjes së papritur të themeluesit dhe pronarit të këtij televizioni të Kasëm Hysenbelliu. Pas kësaj humbje fillimisht pati pështjellim në këtë medium, por botuesi i madh Irfan Hysenbelliu, premtoi në një takim me stafin se do të ishte mbështetës pa rezerva i iniciativës dhe ëndrrës së të vëllait të tij të ndjerë.

Pas kësaj televizioni u morr në administrim dhe drejtim nga djali dhe vajza e Kasëm Hysenbelliut, por duket se mungesa e përvojës dhe vështirësitë në rritje financiare sollën edhe një kolaps financiarë.

Nga ana tjetër pronari i “Focus Grup” që ka brenda News 24 dhe BallanWeb, por zotëron edhe Gazeta Panorama dhe Gazeta Shqiptare, duket se kohët e fundit është distancuar nga ndihma për biznesin mediatik të vëllait të tij të ndjerë.

Kjo ndoshta edhe për arsye të vështirësive të cilat ai po kalon edhe vetë me mediet e tij, të cilat gjithashtu kanë vonesa në likuidimin e pagave edhe pse jo aq të mëdha sa të Fax News.

Mësohet se pas një refuzimi që fëmijët e Kasëm Hysnbelliut i bënë një oferte për shitje e cila mësohet se shkonte në disa milion euro, tani pas kësaj krize financiare që duket shumë e rëndë dhe e pakthyeshme, janë në tratativa për një tjetër ofertë. Ka zëra se tashmë shitja e TV Fax është mbyllur ose drejt përfundimit të marrëveshjes, por kjo do të shihet në vazhdim.

Nuk dihet ende se kush janë ekzaktësisht blerësit, por edhe ky TV nuk mund të mos jenë nën vëmendjen e Edi Ramës, i cili e njeh shumë mirë fuqinë dhe efektin deciziv të medieve, në marrjen dhe mbajtjen e pushtetit./Alfapress.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME