
Nëse nuk është fitore, nuk ka asnjë problem. Dinamo eliminon Atletic Escaldes edhe më një barazim 1-1 në Elbasan Arena, një javë pasi i kishte mundur 1-2 në Andorra. Për Ilir Dajën e blutë mjaftoi Zabërgja, në golin e dytë në dy ndeshje, për të arritur për herë të parë në histori në raundin e tretë të Conference League.
Fitorja 1-2 në transfertë natyrisht i kishte dhënë siguri të madhe kryqytetasve, që kishin dy rezultate në tre në sfidën e kthimit përballë Atletic Escaldes. Dinamo e vuri sfidën nën kontroll me golin e shënuar nga Baton Zabërgja në minutën e 18’. Një rezultat që i dha mundësinë skuadrës të arsyetonte dhe Ilir Dajës të përdorte kontrollin e topit si armën plus.
Andorranët e Escaldes provuan shanset e tyre dhe barazuan ndeshjen me Berlanga në minutën e 49’. Nuk mund të bënte më shumë se kaq skuadra mike, sepse Dinamo mori masat, i shkoi pranë edhe golit të fitores, por në fund nuk u sforcua dhe ruajti barazimin e rëndësishëm, sidomos pasi u ndëshkua Gassama me karton të kuq. Andrade ktheu barazimin numerik në fushë. E kështu, Dinamo shkon në raundin e tretë të Conference League. Vlen të përmendet se sonte u dhanë edhe dy kartonë të kuq, nga një për secilin ekip.








