AKTUALITETTOP-NEWS

PAMJET/ Gazi lotsjellës nuk kursen deputetët e PD, 20 të shoqëruar nga policia

Pas tensioneve të regjistruara në protestën e opozitës para Kryeministrisë ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë raportohen 20 persona të shoqëruar nga policia.

Siç shihet edhe nga pamjet, policët shihen duke tërhequr protestuesit e përfshirë në hedhjen e molotovëve. Tensionet u regjistruan menjëherë pasi kryedemokrati Sali Berisha mbylli fjalën e tij.

Policia u përgjigj me gazlotsjellës duke shkaktuar lëndimin edhe të disa deputetëve të Partisë Demokratike, si Flamur Noka, Luçiano Boçi, Klevis Balliu dhe anëtari i Këshillit Kombëtar Aulon Kalaja. 

VIDEO/ Policia nuk i kurseu deputetët e PD-së me gaz
VIDEO/ Policia nuk i kurseu deputetët e PD-së me gaz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button