Saturday, October 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNis gjyqi në Fier: 'Drejtësi për Sabrinën, burg përjetë vrasësit'

Nis gjyqi në Fier: ‘Drejtësi për Sabrinën, burg përjetë vrasësit’

Ka mbërritur në gjykatën e Fierit me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forca të shumta policore , Elton Meta, autori i ngjarjes ku mbeti e vrarë më 10 shtator të një viti më parë, 23- vjeçarja Sabrina Bengaj.

Pas dy seancave joefektive, trupi gjykues shqyrton këtë 15 shtator në themel vrasjen e Sabrinës.

Kujtojmë se seanca e parë nuk u zhvillua për shkak të mungesës së paraqitjes së të pandehurit ndërsa e dyta prej bojkotit të avokatëve.

Në gjykatën e Fierit ka mbërritur avokati i familjes së Sabrinës i shoqëruar nga familjarët e saj, i cili për median është shprehur se burgimi i përjetshëm është i vetmi dënim për autorin e kësaj ngjarjeje.

Edhe pse kundër dënimit me vdekje, av. Vishaj është shprehur se të gjitha provat e dënojnë maksimalisht Elton Metën.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME