Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNjë i arrestuar dhe 3 hetoen në gjendje të lirë në 24...

Një i arrestuar dhe 3 hetoen në gjendje të lirë në 24 orët e fundit

DVP Fier – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Ll. M., 41 vjeç, banues në Grykë, Fier, pasi ka goditur me send të fortë, vëllanë e tij.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 59 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen B. H., 40 vjeçe, banuese në Pluk, Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 67 vjeç, banues në Usojë, Mallakastër, pasi ka marrë inerte në mënyrë të kundërligjshme,në tokën në pronësi të tij.

U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi shtetasja M. M., 44 vjeçe, banuese në Roskovec, dyshohet se si pasojë e problemeve të shëndetit mendor, ka tentuar të presë damarët e duarve. 44-vjeçarja pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lushnjë / Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Krutje – Ngurrëz”, shtetasja A. Rr., 50 vjeçe, banuese në Kallm, Fier, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident, shtetasja A. Rr. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME