Në këtë sesion merkato transferimesh po tejkalohet çdo limit. Oferta me shifra të çmendura. Rroga faraonike për të bindur futbollistët të pranojnë të luajnë në kampionate apo skuadra në të cilat ndoshta, normalisht, nuk do t’i dëshironin. Kampionati i Arabisë Saudite po bën cudira në këtë drejtim, por nuk është i vetmi. Në Francë është sheiku i zakonshëm i PSG, që vazhdon punën për të bindur Kylian Mbappé.
Të ndarë në shtëpi, kjo është situata mes Mbappé dhe PSG. Pas shpine është hija këmbëngulëse e Real Madrid, që do ta donte francezin që në këtë sezon. Por sheiku i klubit francez nuk dëshiron të heqë dorë nga ideja për të humbur yllin e tij. Mbappé do të dilte me parametër zero sezonin e ardhshëm, por në Katar kanë ide tjetër. Ata dëshirojnë ta mbajë sulmuesi përgjithmonë në klubin parisien. Kështu, sipas asaj që raporton gazeta Defensa Central, fondi arab që zotëron PSG-në ka urdhëruar që lojtarit t’i ofrohet kontrata e paprecedentë. 1 miliard euro për një kontratë 10-vjeçare. Kjo do të thoshte një pagesë prej 100 milionë euro në sezon, duke luajtur në nivele të larta.
DO TË BËHEJ SPORTISTI MË I PAGUAR NË BOTË
Një propozim që nëse konfirmohet mund të bëjë që ylli francez të lëkundet. Mbappé deri tani ka qëndruar i palëkundur në pozicionet e tij. Ai kërkon të qendrojë me PSG edhe këtë sezon dhe të largohet më pas me parametër zero, ndoshta për t’iu bashkuar Real Madrid. Por një miliardë euro në 10 vjet janë shumë para, që do ta çonin atë të ishte futbollisti më i paguar dhe ndër sportistët më të paguar në botë. Në futbollin modern ku dominon paraja, edhe Mbappé mund të dorëzohet dhe të ndryshojë mendje.